Pavarësisht vështirësive dhe mungesës së ushqimit, nuk ka uri në Gaza.
Kjo u deklarua nga i Dërguari Special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, gjatë një takimi me familjet e pengjeve në Tel Aviv.
Ai shtoi se SHBA-të, po planifikojnë t'i japin fund luftës dhe bënë thirrje për një qasje gjithëpërfshirëse për ta arritur këtë.
Witkoff deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë një plan për të "përfunduar luftën dhe për t'i sjellë të gjithë në shtëpi" dhe se kjo është përparësia kryesore e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Shumica e publikut izraelit, shtoi ai, dhe shumica e publikut në Gaza duan që njerëzit e rrëmbyer të kthehen sepse duan që Rripi të rindërtohet. I dërguari special i Presidentit amerikan, zhvilloi një vizitë këto ditë në Izrael ku pa nga afër edhe pikat shpërndarjes së ndihmave humanitare.
Lajmi kryesor:
Lufta, 21 palestinezë të vdekur këtë të shtunë! I dërguari Witkoff: Në Gaza ka mungesë ushqimi, por nuk ka uri!
A.I/A.Q/ReportTv.al
