Gjatë samitit me Vladimir Putinin, Donald Trump mori "garanci sigurie të paprecedentë për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën", tha i dërguari special i presidentit amerikan, Steve Witkoff, në një intervistë me CNN.
"Putini na siguroi se nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër ose asete amerikane sapo të finalizohet marrëveshja e paqes me Ukrainën”, u shpreh ai.
Gjithashtu sipas medias në fjalë, ai konfirmoi se Putin ka bërë lëshime edhe për kërkesën për “shkëmbim territoresh”.
“Rusët bënë disa lëshime në tryezë në lidhje me të pesë këto rajone”, tha Witkoff, duke shtuar se çështja do të diskutohet me Presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Zyrën Ovale nesër.
Po me Trump, Zelensky do diskutojë edhe për transferimin e territorit ukrainas. Zonat që pretendon Rusia dhe ku mund të bëhen lëshime janë: Donetsku, Lugansku, Khersoni, Zaporizhzhia dhe Krimea.
Lajmi kryesor:
Europa dhe Zelensky i 'përgjigjen' Putinit: Kufijtë nuk ndryshohen me forcë! Përfundon takimi virtual, nesër në Shtëpinë e Bardhë! Trump synon takim deri të premten: Progres i madh me Rusinë
A.Q/ReportTv.al
