'Wizz Air’ krijon bazën e re të avionëve në Tiranë! Kompania ajrore do të fluturojë dhe në 15 destinacione të reja

29 Maj 2020, 18:20| Përditesimi: 29 Maj 2020, 18:29

  • Share

Kompania ajrore Wizz Air, ka njoftuar ngritjen e bazës së saj në Shqipëri, ku do të qëndrojnë 3 avionë Airbus A320 në Aeroportin Nënë Tereza. Drejtori i ekzekutiv i TIA-s dhe drejtori i Wizz Air Grup thanë se kjo bazë e re do të sjellë më shumë konkurrencë në tregun ajror dhe çmimet e biletave do të jenë shumë të ulta. Kompania që fluturon prej vitit 2017, në vendin tonë, tashmë ka njoftuar ngritjen e bazës së re në Rinas.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Constantin von Alvensleben, u shpreh gjatë prezantimit të ngritjes së bazës së re se ky fakt do të sjellë konkurrencë e ndershme midis linjave ajrore

Wizz Air filloi të fluturonte në Tiranë në 2017 dhe që prej asaj kohe ka transportuar gati gjysmë milioni pasagjerë në dhe nga kryeqyteti shqiptar. Ne jemi shumë të lumtur që mirëpresim krijimin e bazës së re të Wizz Air në Tiranë. Kjo do të thotë konkurrencë e ndershme midis linjave ajrore, më shumë pasagjerë kur kufijtë tanë të jenë të hapur, çmime të përballueshme të biletave dhe mundësi udhëtimi për pasagjerët", tha në konferencën Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Wizz Air Group, József Váradi, tha se  do të ndihmojnë në ngritjen e sektorit lokal të turizmit

"Hapja e bazës sonë dhe vendosja e tre avionëve modernë më të mëdhenj është një hap përpara për të forcuar praninë tonë afatgjatë në Shqipëri. Jemi të kënaqur që shtojmë pesëmbëdhjetë rrugë të reja tërheqëse sot dhe mbajmë standardet më të larta të protokolleve tona sanitare. Kemi besim se tarifat shumë të ulëta të Wizz Air dhe rrjeti i shkëlqyeshëm i rrugëve do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë", tha Varadi.

Prej datës një korrik në këtë bazë të re ajrore të do të qëndrojnë 3 avionë Airbus A320.  Kompania ajrore njoftoi dhe fluturimet në 15 destinacione të reja ku nga Tirana do të fluturojë në tetë vende të ndryshme duke filluar nga korriku 2020, dhe në total Wizz Air fluturon në 25 destinacione, e me çmime të favorshme.

Wizz Air mundëson fluturimet drejt Parisit, Brukselit, Hamburgut, Berlinit, Barit, Frankfurtit, Milano Malpensa, Torino, Pragë, Selanik, Rodos, Bari, Katania dhe të tjerë. Linja ajrore po ashtu ka marrë edhe një sërë masash të përmirësuara të higjienës, për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e klientëve dhe ekuipazhit të saj.

Që nga mesi i marsit, pas COVID-19, trafiku i TIA u zvogëlua fuqishëm. Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës aktualisht mbetet i hapur për fluturime emergjente, humanitare apo të riatdhesimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?