TIRANË- Kompania WizzAir ka shënuar një rekord të ri sa i përket vonesave të fluturimeve. Pas kaosit që u krijua një ditë më parë me fluturimet nga Italia në Tiranë dhe anasjelltas me vonesa që shkonin deri në 1 orë e gjysmë, sot qytetarëve që janë nisur nga Bari iu është dashur të presin plot 3 orë e gjysmë, për një fluturim që zgjat gati 30 minuta deri në Tiranë, Rinas. Fluturimi nga Bari ishte parashikuar që të nisej në orën 10:25, por është shtyrë për në orën 13:48.
Sikur kjo të mos mjaftonte me vonesat, kushtet në avion janë skandalore. Qytetarët ankohen për mungesën e kondisionerit, duke vuajtur prej temperaturave të larta dhe për këtë nuk ka asnjë reagim nga ana e stjuardezëve, të cilët i përgjigjen në mënyrë të ashpër qytetarëve.
Në këto javët e fundit me rritjen e trafikut ajror falë ardhjes së turistëve, vonesat me fluturimet e WizzAir nga dhe drejt Shqipërisë janë shtuar, duke shkaktuar probleme dhe pakënaqësi mes udhëtarëve, të cilët nuk kanë asnjë formë mbrojtjeje.Në këtë rast, pas kësaj vonese mbi 3 orë kompania është e e detyruar që të dëmshpërblejë qytetarët të cilët janë detyruar të presin me orë të tëra në aeroport.
Mbetet për t'u parë nëse autoritetet shqiptare të kontrollit të aviacionit civil do të ndërhyjnë për të sanksionuar WizzAir për vonesat e përsëritura.
Mban ky popull...rendesi ka mos ti vonohet avioni i Rames
PërgjigjuRrofte Kastrati,
Përgjigju