Qytetarët duke pritur në aeroportin e Napolit

WizzAir vijon me skandalin, anulon 2 fluturime, shtyn 7 të tjera! Pasagjeri denoncon në Shqiptarja.com: Prej drekës në aeroportin e Napolit

25 Qershor, 19:58| Përditesimi: 25 Qershor, 23:12

  • Share

Kompania e fluturimeve Wizz Air vijon me skandalin e shtyrjes së udhëtimeve duke lënë qytetarët në mes të rrugës. Një pasagjer ka denoncuar në Shqiptarja.com se udhëtimi nga Napoli për në Tiranë është anuluar. Referuar të dhënave në faqen zyrtare të Rinas, avioni duhej të kishte mbërritur në Tiranë në orën 15:00, por qytetari denoncon në Shqiptarja.com se fluturimi është anuluar dhe nuk u kanë dhënë asnjë shpjegim. Pasagjerët do duhet të kalojnë natën jashtë, ndërsa sipas qytetarit avioni do niset nesër në orën 08:00 të mëngjesit.

“Përshëndetje! Kemi që në orën 12 te drekës qe presim dhe s’na japin asnjë përgjigje jemi pa ujë dhe pa bukë. Na dhanë një biletë 5 euro për të ngrënë darkë. Niset nesër në 08:00”, denoncon qytetari në Shqiptarja.com.

Ndërkohë, ky nuk është fluturimi i vetëm që është anuluar nga Wizz Air. Një tjetër fluturim nga Verona-Itali rezulton në faqen e Rinasit se është anuluar, ndërsa avioni do duhej të mbërrinte në Tiranë në orën 00:30. Po ashtu 7 fluturime të tjera që duhej të mbërrinin në Tiranë janë shtyrë, konkretisht nga Rimini, Milano, Treviso, Munich, Karlsruhe Gjermani dhe Berlin. Qindra qytetarë kanë mbetur në mes të rrugës, ndërsa kjo është një situatë e përsëritur nga kompania Wizz Air.

Pavarësisht vonesave të herëpashershme, ndaj kompanisë Wizz Air nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet vendase por qoftë edhe ato të mbërritjes. Udhëtarët shprehen gjithnjë të shqetësuar me shërbimet e kompanisë low cost, të cilat i cilësojnë shpesh skandaloze.

Në Aeroportin e Tiranës përgjatë vitit 2023 janë vonuar për më shumë se 3 orë 281 fluturime dhe 60% e vonesave janë të një kompanie të vetme Wizz Air Europë. 

Fluturimet e shtyra
Rimini-Tiranë
Milano-Tiranë
Treviso-Tiranë
Munich-Tiranë
Athinë-Tiranë
Karlsruhe Gjermani-Tiranë
Berlin-Tiranë

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?