Politikë

Gazetarja e Der Standard kritika BE në Report Tv: Duhet të bëjë më shumë për Ballkanin Perëndimor

15 Maj, 18:10| Përditesimi: 15 Maj, 18:37

  • Share

Gazetarja e njohur e të përditshmes austriake Der Standard, Adeleid Ëölfl, ka dhënë një intervistë për Report TV nga Austria, ku ka folur hapur mbi premtimet e pambajtura që Bashkimi Europian ka bërë ndaj Ballkanin Perëndimor.

Ajo ka sjellë në vëmendje premtimet që janë bërë ndaj rajonit vite më parë, të cilat nuk janë përmbushur.

“Sipas mendimit tim janë bërë shumë premtime ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, që në vitin 2018, në kohën e komisionerit Johannes Hahn. Që nga koha e komisionerit Hahn ka pasur një parashikim që Ballkani Perëndimor do të ishte pjesë e BE-së në vitin 2025.”-u shpreh Ëolf

Ajo thekson se rezultatet kanë munguar dhe BE nuk ka mbajtur fjalën që ka dhënë.

 “Qartazi BE-ja do të bëjë akoma më shumë për Ballkanin. Madje i premtuan një rrugë më të re anëtarësimi Maqedonisë së Veriut. Ndryshoi dhe emrin, bëri zhvillime të tjera dhe kjo nuk ndodhi.”-tha Ëolf.

Ëölfl shprehu edhe një kritikë të drejtpërdrejtë për mosangazhimin serioz të Brukselit.

“Po nëse sheh realitetin, gjithë BE-ja është në pikëpyetje. Nuk ka një angazhim shumë serioz për të mbajtur premtimet e saj.”-tha gazetarja.

Më tej ajo u ndal veçanërisht te Shqipëria, duke theksuar se nuk po ndodh asgjë konkrete në drejtim të afrimit të saj me unionin.

“Që të ketë anëtarësim të Shqipërisë dhe një anëtarësim tjetër të Shqipërisë në BE. Do të ketë një referendum nga Franca, problem mbetet në union.”-tha gazetarja.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?