'Është koha të qëndrojmë në shtëpi', artistë e njerëz të thjeshtë bëhen bashkë: Lutemi të kalojë me sa më pak dhimbje!

26 Mars 2020, 10:53| Përditesimi: 26 Mars 2020, 15:09

  • Share

Koronavirus ka bërë bashkë artistët e njerezit e thjeshtë. Puna e tyre motivuese nëpërmjet shtëpisë sjell edhe këtë herë mesazhin se lufta ndaj koronavirusit nuk është e thjeshtë, por beteja nuk është e pamundur të fitohet. 

Nëpërmjet mesazheve të tyre, me optimizëm ata sjellin edhe ide sesi ta mbushni me vlera ditën tuaj në shtëpi. 

Akrobatja Fiona Rushiti rekomandon disa ushtrime të thjeshta ndërsa maturantja Bora Sulo i bën thirrje bashkëmoshatarëve të saj ta shfrytëzojnë në maksimum për të studiuar periudhën e qëndrimit në shtëpi. 

Ora 18:50
Vogëlushja Hera na këshillon të gjithëve nga shtëpia: Lani duart shpesh dhe hani sa më shumë fruta!

Hera Valisi, vogëlushja 6-vjeçare nga Tirana na ka këshilluar të gjithëve se si të kujdesemi në këto ditë në një mënyrë mjaft unike.

E veshur me të bardha, flokët bisht dhe me maskën e vënë ajo ka një mesazh për të gjithë për fëmijët dhe të rriturit.

Duhet të qëndrojmë në shtëpi, të lajmë duart shpesh, të përdorim dezinfektantin, vitaminën C edhe hamë frutat.

Paçim dhe ju lutem qëndroni në shtëpi!”, ka këshilluar vogëlushja.

Mesazhet e ndryshme nga vogëlushët kanë sjellë sensibilizim për të gjithë ata që po përballen me vetëizolimin nga COVID-19.

 

Ora 12:44
Rrëfimi i rrallë i Pirro Milkanit për gjyshin që i ka vdekur nga gripi spanjoll dhe për mjekët shqiptarë (VIDEO)

Regjisori i njohur Pirro Milkani rrëfen nga vetizolimi në shtëpinë e tij, se këto ditë të vështira do të kalojnë, por duhet durim. Ai gjithashtu si rrallëherë për “ReportTV” rrëfen se 100 vite më parë gripi spanjoll i mori jetën gjyshit të tij.

Ju përshëndes të gjithë ju që jeni në shtëpi, por edhe ata që luftojnë kundër këtij infeksioni të poshtër. Hymë në javën e tretë të këtij vetizolimi dhe mund të them se duhet të kemi durim, se është për të mirën tonë, të fëmijëve tanë, të nipërve edhe të mbesave tona.

Do ta kapërcejmë këtë fatkeqësi, çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Bota ka parë edhe fatkeqësi më të rënda. Edhe kjo sëmundje e poshtër, ky infeksion i keq, ky mikrob i pabesë, një ditë do të marrë fund.

Çuditërisht 100 vjet më parë ndodhi një katastrofë e tmerrshme në të gjithë globin, gripi spanjoll mori 50 milionë jetë njerëzish, në Spanja, Europë, Amerikë, por edhe në Shqipëri.

Arriti deri në Vithkuq, në një fshat malor të Korccës me ajër të pastër, me çdo gjë të mirë. I mori jetën gjyshit tim, e la mamanë time jetime, që dhjetë vjecc.

Por mos të harrojmë që shkenca ka avancuar dhe nuk mund të përsëritet ajo që ndodhi me gripin spanjoll. Do të ketë natyrisht viktima, por do të dalë shumë shpejt dhe antidoti, ilaçi, mjekimi i duhur, edhe ne do t’i rikthehemi përsëri jetës.

Bota ka kaluar kriza të mëdha! Edhe njeriu, krijesa më inteligjente e botës, që i ka bërë globit shumë të këqija, dhe prandaj ndonjëherë edhe e pëson edhe ndëshkohet, ka kaluar gjëra të tmerrshme, por në këto ndodhi të tmerrshme, sicc ishte Lufta e Dytë Botore, ku vdiqën miliona njerëz dolën në pah gjestet edhe veprimet më thelbësore, më pozitive të njeriut që do të mbijetojë me dinjitet.

Leningradi i atëhershëm, San Petërsburgu i sotëm jetoi për 900 ditë i rrethuar nga nazistët gjermanë me heroizëm, me dinjitet e përballoi atë luftë me shumë sakrifica.

Edhe kjo luftë, ky dinjitet e frymëzoi Shostakovichin të kompozoi simfoninë e shtatë, të Leningradit, simfoninë më të gjatë në historinë botërore, që kishte edhe një piano. Të gjitha instrumentet partiturat, orkestrantët edhe pianoja u çuan me aeroplanë në Leningradin e rrethuar. Njerëzit që kishin kohë në këtë rrethim e duartrokitën këtë koncert madhështor.

Falë heroizmit të leningradasve edhe talentit të jashtëzakonshëm të Shostakovich, që ka lënë një muzikë të mrekullueshme. Pikërisht në këto ditë vëmendja jonë është kthyer tek ata që punojnë natë e ditë, mjekët, tek Dritan kalo, policët, tek ata që na furnizojnë me ushqime edhe ne lehtësojnë qëndrimin brenda. Duhet të kemi besim se çdo e keqe ka një fund. 

Ora 12:42
Driada Dervishi: Ta shikojmë gotën plotë, të qëndrojmë në shtëpi dhe të shpëtojmë jetë (VIDEO)

Qëndrimi në shtëpi nga regjistroja Driada Dervishi është një akt heroik, sepse bën të mundur që të shpëtojmë së më shumë jetë. Prandaj ajo bën apel për më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët

Ora 12:39
Paris/Vlashent Sata nga vetizolimi: Ruajeni veten dhe të tjerët (VIDEO)

Kantautori Vlashent Sata nga shtëpia e tij në Paris bën apel për kujdes. Ai gjithashtu çdo mbrëmje këndon për miqtë e tij, këngë të ndryshme në kitarë

Ora 12:37
Mesazhi i Aktorëve të Teatrit Kombëtar nga shtëpia: Qëndroni në shtëpi! (VIDEO)

Aktorët e Teatrit Kombëtar nga Elia Zaharia, Flaura Kureta, Anila Bisha tek Erjona Kakeli kanë zgjedhur që kësaj herë njëzëri për publikun të bëjnë thirrjen “Qëndro në shtëpi, se bashkë do ia dalim”.

Ora 12:34
Ina Gjonçi: Ky virus na bëri të kuptojmë, se paskemi qenë shumë të lumtur (VIDEO)

Aktorja Ina Gjonçi rrëfen se virusi corona ka bërë që të kuptojmë, se të gjithë jemi të brishtë, prandaj apeli i saj në iniciativën e ndërmarrë nga Teatri Kombëtar është që, njerëzit të kenë durim dhe të qëndrojnë në shtëpi

Ora 12:27
Në ditën e Dantes, prindër edhe fëmijë interpretojnë vargje nga Komedia Hyjnore edhe tekstin e Visar Zhitit (VIDEO)

Në Ditën e Dantes. Prindër, mësues dhe nxënës të shkollës italiane në Tiranë “Dantedi” interpretojnë vargjet nga Kënga e V-të e Komedisë Hyjnore dhe tekstin e shkrimtarit dhe poetit Visar Zhiti “Sot dua të flasë italisht”.

Tekst

E bukura Itali, e dashura Itali!
Ti, kënga e botës dhe goja e botës. Ti, kitara e botës dhe zemra e botës!
Të dua shumë! Ndjej dhimbje dhe vuaj me Ty.
Më lër të flas si i dehur për Ty, plot me Ty… edhe pse jam larg.
Shoh hartën Tënde në lajmet televizive, duket si çizmja elegante e një balerine…
Vallëzimi yt, me krahët e engjëjve dhe dëshirat e fëmijëve…
Ndërsa sot trupi yt, Itali, më duket si trupi i Krishtit në kryq, i anuar fort nga dhëmbja…
Itali, ti do të ngrihesh përsëri, do të bëhesh më e bukur.
Italia jemi ne, e gjithë bota…
Nëse shikojmë horizontin nga perëndimi i diellit, pas Italisë fillon Krienti. Dhe nëse shikojmë horizontin nga fillon lindja e diellit, alba, nga Shqipëria ime për shembull, që ju i thoni Alba-nia,- me Italinë nis Oksidenti.”In medio stat virtus”, thoshin latinët, “në mes është virtyti”…
Pa Italinë nuk ka Evropë, nuk ka Amerikë, nuk ka botë, nuk ka kulturë njerëzimi.
Me Danten rizbuluam Parajsën e dashurisë, me Danten kemi njohur Ferrin e mëkateve.
Italia na ka dhuruar shpikje superbe me Leonardo Da Vinçin bashkë me misterin e buzëqeshjes së Mona Lizës. Italia na ka dhënë qiellin Mikelanxhelojan, mëshirën hyjnore, pavdekësinë e njeriut.
Italia shpiku guximin, dashurinë, dialogun mes njerëzve, midis popujve, midis së kaluarës dhe të ardhmes…. na dha radio që na bashkon…
Italia, zemra e botës, ne jemi me Ty, siç ke qenë Ti gjithmonë me ne, me botën. Je qytetrimi antik, je Rilindja e re, je poezi, je dashuria e Zotit, kënga më e bukur në botë! Je dhimbja jonë, je shpresa jonë! Unë nuk mund të të shoh të mbyllur, nuk mund të të shoh të trishtë. Hape dritaren, fute diellin në sytë e Tu dhe na shiko në sy. Njeriu shpëtohet me ty. Kurajo! Durim. Solidaritet. Korajo.
Në zemër të Romës, të Italisë, është Selia e Shenjtë. Le të lutemi së bashku me Papa Françeskun. Zoti do të na dëgjojë… Ne jemi dashuria e Tij. Po lutem edhe me zërin e nënës time Shën Terezës së Kalkutës, të djalit tim që ishte student në Universitetin Katolik të “Zemra e Shenjtë” në Milano, me ëndrrën e tij…

Italia është dashuria e Zotit dhe dashuria jonë.
Italia është çdo italian, jemi të gjithë, ne jemi Italia dhe Italia është bota.
Harta e Italisë tani i ngjan një krahu që zgjatet për të mbrojtur jetën.
Hape dorën tënde, Itali, hidh yje mbi tokë si farat e grurit dhe mbill shpresë…
*Shkrimi është botuar sot në revistën katolike italiane në Romë, “Frammenti di pace”.

OGGI VOGLIO PARLARE ITALIANO

Bellissima Italia, carissima Italia. Tu, la canzone del mondo e la bocca del mondo. Tu, la chitarra del mondo e il cuore del mondo!
Ti amo tanto! Provo dolore e soffro con Te.
Lasciami parlare come ubriaco di Te, pieno di Te… anche se lontano. Vedo nei telegiornali la tua mappa, che sembra l’elegante stivale di una ballerina… la tua danza, con le ali degli angeli e i desideri dei bambini. Mentre oggi il Tuo corpo, Italia, mi sembra come il corpo di Cristo sulla croce, piegato dal dolore.
L’Italia risorgerà, diventerà più bella. Italia siamo noi, tutto il mondo…
Se guardiamo l’orizzonte dal tramonto, dopo l’Italia inizia Oriente. E se guardiamo l’orizzonte da dove inizia l’alba – dalla mia Albania per esempio – con l’Italia è Occidente. “In medio stat virtus”.
Senza Italia non c’è Europa, non c’è America, non c’è il mondo, non c’è la cultura dell’umanità. Con Dante abbiamo riscoperto il Paradiso dell’amore, con Dante abbiamo conosciuto l’Inferno dei peccati.

L’Italia ci ha regalato le superbe invenzioni di Leonardo, il mistero del sorriso di Mona Lisa. L’Italia ci ha regalato il cielo michelangiolesco, la pietà divina, l’immortalità dell’uomo. L’Italia ha inventato il coraggio, l’amore, il dialogo fra la gente, fra i popoli, fra il passato e il futuro… ci ha regalato la radio per essere insieme…

Italia, cuore del mondo, siamo con Te, come Tu sei sempre stata con noi, con il mondo. Sei l’antica civiltà, sei il nuovo Rinascimento, sei la poesia, sei l’amore di Dio, il canto più bello del mondo! Sei il nostro dolore, sei la nostra speranza! Non posso vederti chiusa, non posso vederti triste. Apri la finestra, metti il sole negli occhi e guardaci negli occhi. L’uomo si salva con te. Coraggio! Pazienza. Solidarietà. Coraggio.

Nel cuore di Roma, d’Italia, c’è la Santa Sede. Preghiamo insieme a Papa Francesco. Iddio ci ascolterà… Noi siamo il Suo amore. Sto pregando anche con la voce di Santa Teresa di Calcutta, di mio figlio che era studente all’Università Cattolica del Sacro Cuore di Milano, con il suo sogno…

L’Italia è l’amore di Dio e il nostro amore.

L’Italia è ogni italiano, siamo tutti, noi siamo Italia e l’Italia è il mondo. La mappa d’Italia assomiglia a un braccio che protegge la vita.

Apri il palmo della Tua mano, Italia, lancia stelle sul mondo come semi di grano e semina speranza…

Visar Zhiti (Mars 2020)

Ora 11:01
Gjimnazistja Bora Sulo: Keni kohë boll edhe për të ‘përtuar', ja me çfarë duhet të merreni në karantinë (VIDEO)

Për maturanten e gjimnazit “Qemal Stafa" është koha që të bëni gjërat për të cilat më parë jeni justifikuar se nuk keni kohë. Mund të jete kjo një periudhë shumë e mirë për tu përgatitur për provimet e maturës, të lexoni libra, të merreni me programe të ndryshme online etj.

 

Ora 10:59
Akrobatja Fiona Rushiti: Uroj ta kalojmë me sa më pak dhimbje këtë periudhë të vështirë (VIDEO)

 

Në javën e tretë të luftës ndaj koronavirus, akrobatja Fiona Rushiti bën thirrje që të qëndroni në shtëpi, në mënyrë që këtë situatë ta kalojmë me sa më pak dhimbje.

Ajo rekomandon disa ushtrime të thjeshta që të gjithë mund ti bëjmë nga shtëpia, për tu argëtuar, por edhe për të mbajtur trupin në formë.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?