Elvana Gjata nuk është një aktore, por këngëtare, e megjithatë, kjo e ka penguar atë aspak që të marrë çmimin “aktorja më e paguar në Shqipëri”.
Ka qenë Ermal Mamaqi, producent i disa filmave, që ka zbuluar këtë fakt.
“Ne kemi hyrë pa kushte, por padyshim që Elvana është një nga artistet më të shtrenjta në historinë e muzikës dhe filmave shqiptar. Kështu që të marrësh Elvana Gjatën në një prodhim të çfarëdolloji duhet të jesh shumë i përgatitur financiarisht. Unë e di si janë pagesat e aktorëve, këngëtarëve etj dhe me shumë siguri dhe garanci të them që është aktorja më e paguar ndonjëherë në historinë e filmave shqiptarë”, ka thënë Ermali.
A ju duket e drejtë?