Në çdo cep të Tiranës të jesh, shpërthimet e fishekzjarreve, kanë zëvendësuar akrepat e orës, duke i kujtuar të gjithëve, dhe atyre që janë tashmë në gjumë, se është mesnatë. Një ritual thuajse i përnatshëm, i kthyer gati në bezdi për jetën normale të qytetit.
Në gjendje normale, fishekzjarrët me fuqi të lartë nuk lejohen të shiten në vende të papërcaktuara. Në dhjetor 2018, një urdhër i përbashkët i 3 ministrive, e Brendshme, Mbrojtjes dhe Financave, ndaluan përdorimin e tyre nga qytetarët.
Deri në atë kohë, përdorimi pa kriter solli probleme të shumta, duke detyruar autoritetet të ndërhynin.
Në harkun kohor të 6 viteve, fenomeni është zbutur ndjeshëm. Megjithatë, të dhënat zyrtare të vëna në dispozicion të Report Tv nga Policia e Tiranës flasin për 47 raste të konstatuara nga kontrollet, nga janari 2024 deri në fund të qershorit 2025. Prej tyre, 44 janë individë dhe 3 të tjerë janë markete ku fishekzjarret shiteshin hapur, pa leje nga autoritetet.
Por sërish, në Tiranë, nuk është se duhet shumë mund të gjesh fishekzjarrë. Report Tv mundi t’i blejë në një dyqan, i cili nuk i reklamonte prej frikës së autoriteteve.
Kishte nga të gjitha llojet dhe çmimet, të cilat variojnë nga 1 mijë, 1 mijë e 500, 2 mijë lekë e më tepër, për 1 copë. Megjithatë, shitja bëhet me shumë kujdes që të mos bien në sy të policisë.
Biznesi i lëndëve piroteknike nuk është i ndaluar. Por ushtrimi i tij kërkon plotësimin e një serie rregullash dhe kushtesh.
Një aplikim për miratim të depove për magazinimin e tyre, bëhet përmes e-Albania. Në bazë të vendit ku ushtrojnë aktivitetin, është komisariati përgjegjës që jep ose jo dakordësinë, në bazë të plotësimit të kushteve. Biznesi, përveç ekstraktit të QKB-së, duhet të dorëzojë në aplikim certifikatën e pronësisë së ambientit ku do të mbahen fishekzjarrët, dokument që vërteton të drejtën e përdorimit, një vërtetim nga Reparti Inspektim Shpëtim Miniera, i cili përcakton se objekti i plotëson kushtet për magazinim dhe një pagesë 5 mijë lekë. Nëse plotësohen kushtet, leja aprovohet dhe nuk ka afat kohor.
Nga 1 janari 2024 deri në fund të qershorit 2025, Policia e Tiranës miratoi 239 leje për magazinim dhe përdorim të lëndëve piroteknike sipas rregullave ligjore të përcaktuara. Ndërkohë, për import, eksport dhe prodhim të lëndëve piroteknike, përgjegjës është Autoriteti Kombëtar Shtetëror i Eksporteve në Ministrinë e Mbrojtjes, tek i cili po ashtu aplikimet për licencim bëhen përmes e-Albania.
Kryesisht, bizneset e licencuara i përdorin lëndët piroteknike për aktivitete sportive, ditëlindje, dasma, koncerte, gjini të bebit, festa agjencish, diplomime, inaugurime dhe festa në klube. Por dhe në raste të tilla, përdorimi i tyre bëhet pas një leje paraprake nga autoritetet.
Komente

Skandal eshte kwrcet fishekzjarri te rruga kavajes dhe ngjit eshte komisariati as njeri te shkoj te shohi.
PërgjigjuAs me leje as pa leje se u çmendëm. Me fishekzjarret fillojnë edhe qentë të lehin. Jemi popull nervoz sepse nuk flemë dot 7-8 orë nga ndotja akustike, por fishekzjarret janë torturë çnjerëzore. Përse disa hajvanë duhet të gëzojnë duke zgjuar gjithë qytetin? Egoizëm dhe ligësi më të madhe nuk ka.
PërgjigjuCmenduri mbi 19 ditelindje ne dite po cmendet njerezit
PërgjigjuNe asnje Kryeqytet apo qytet Europian,nuk ndodh ajo cka ndodh cdo mesnate ne Tirane,shperthime fishekzjaresh !! Pleq,te semure,femije te vegjel dhe njerez normale,"lemerisen" cdo mesnate,cdo mesnate ! Fshatarllek dhe primitivizem ! Shteti mungon plotesisht dhe shteti eshte Bashkia dhe Policia.... edhe kjo e fundit ka orar gjumi !! Tironci
PërgjigjuZgjohu bashki, se ne mbetemi çdo nate pa gjume! Zgjohu polici ŕendi se rendi prishet çdo nate nga disa njerez anormale qe shfrytezojne anormalitetin dhe mosrespektimin e te drejtave minimale te njeriut dhe plasin fishekezjarre sikur plasin bomba e kalamajte kercejne nga krevati me syte e zgurdulluar. Pa le motoristet qe bejne drifting dite e nate ne rrugen kombetare mbi Freskun