Divorci i Bill dhe Melinda Gates, prej ditësh ka rrëmbyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi çifti dukej i pandashëm. Në përpjekje për të gjetur një arsye se përse çifti miliarder i dha fund martesës, mediat ndërkombëtare kanë bërë publike detaje të cilat hedhin dritë mbi fundin e marrëdhënies. Jo vetëm që Melinda French ka bërë kërkesë për divorc dhe madje e kishte menduar një gjë të tillë nga viti 2019 , fillimisht për shkak të kontakteve të miliarderit midis burrit të saj dhe miliarderit Jeff Epstein, i cili vdiq në burg atë vit, i dënuar për abuzim seksual të të miturve.
Në një artikull të Wall Street Journal, ka bërë publike një detaj që mund të hedhë shumë dritë në fundin e kësaj marrëdhënie, bordi i drejtorëve të Microsoft e shtyu Bill Gates të hiqte dorë nga posti drejtues pasi ai kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një punonjëse.
Bordi, në fund të vitit 2019, do t'i kërkonte një firme ligjore të sqaronte faktet pas zbulimit të bërë një inxhiniere e Microsoft, se ajo kishte pasur një lidhje dashurie vite më parë me Bill Gates. Më 13 Mars 2020 - disa muaj më vonë, themeluesi i kompanisë e lë atë përgjithmonë. Motivimi i zgjedhjes u deklarua si dëshirë për t'u përqendruar në aktivitetet e tij filantropike përmes Fondacionit. Marrëdhënia në të vërtetë ekzistonte, por ajo datonte "gati njëzet vjet më parë" sipas zëdhënësit të Gates Bridgitt Arnold. Dhe mbaroi "miqësisht". Ai gjithashtu specifikoi se "vendimi për t'u larguar nga Bordi i Drejtorëve nuk ka të bëjë me atë çështje".
Por ka edhe më shumë. New York Times tregon për një diskutim tjetër midis bashkëshortëve në 2018. Këtë herë tema e mosmarrëveshjes ishin akuzat për ngacmim seksual kundër menaxherit të tij të vjetër financiar Michael Larson. Gates, pas shumë përplasjesh me gruan e kishte zgjedhur atë në mënyrë konfidenciale. Gazeta Amerikane flet gjithashtu për disa raste kur ai kishte insistuar që të punonin gra qoftë në Microsoft apo edhe në Fondacion. Për shembull, në vitin 2006, pas një prezantimi, ai menjëherë i dërgoi një email punonjëses së tij duke e ftuar për darkë.
Në email ain kishte shkruar "Nëse kjo ju bën të ndiheni keq , bëni sikur nuk ka ndodhur kurrë." Dhe kështu bëri. Përsëri, një ose dy vjet më vonë, ai ishte në një udhëtim pune për Fondacionin me një grua që punoi për të.
Gjatë koktejit ai i tha asaj me zë të ulët: “Dua të të shoh. Eja në darkë me mua? ".
Ajo i tha se nuk ndihej mirë, qeshi dhe shmangu përgjigjen. Të paktën 6 persona të tjerë i kanë konfirmuar këto dhe incidente që do ta kishin çuar Bill Gates të krijonte një ambient të pakëndshëm profesional. Sidoqoftë, duke specifikuar se ai kurrë nuk u soll si një "grabitqar seksual", ai kurrë nuk detyroi askënd ose kishte sjellje të dhunshme. Gratë kanë pasur gjithmonë lirinë për të refuzuar.
Sidoqoftë, tani është e qartë se vendimi për t'i dhënë fund një martese 27-vjeçare nuk përmblidhet vetëm me frazën "ne nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku ". Ka arsye konkrete pas kërkesës së Melindës për divorc dhe mbi të gjitha nuk ishte një vendim impulsiv.