Xabi Alonso dhe Erik ten Hag

Sport

Xabi Alonso drejt Real Madridit, Leverkusen synon Ten Hag si pasues

15 Maj, 15:22| Përditesimi: 15 Maj, 15:24

  • Share

Xabi Alonso po përjeton ditët e fundit si trajner i Bayer Leverkusen. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, spanjolli ka vendosur të largohet për të marrë drejtimin e Real Madridit, ku do të pasojë Carlo Ancelottin. Ndërkohë, drejtuesit e klubit gjerman po punojnë për të gjetur pasardhësin e tij.

Emri më i lakuar për stolin e Leverkusen është ai i Erik ten Hag. Trajneri holandez shihet si profili i duhur për të vijuar projektin ambicioz të klubit, falë filozofisë së lojës dhe përvojës në nivele të larta.

Ten Hag është i lirë që nga tetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Manchester United. Pavarësisht një eksperience të vështirë në Premier League, ai mbetet një nga trajnerët më të vlerësuar në Europë, sidomos për punën e tij të suksesshme te Ajax.

Mediet gjermane bëjnë me dije se janë zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e ten Hag dhe palët janë në fazën fillestare të negociatave. Drejtuesit e Leverkusenit duan të sigurojnë një tranzicion të qetë pas largimit të Alonsos dhe holandezi shihet si një zgjedhje strategjike për të mbajtur ekipin në majat e futbollit gjerman e europian.

Ndërsa Xabi Alonso përgatitet për aventurën e tij të madhe në “Santiago Bernabéu”, Leverkusen duket se nuk ka ndërmend të humbasë kohë. Zëvendësimi i një trajneri që i dha klubit lavdinë e munguar prej dekadash, është një sfidë në vetvete dhe ten Hag mund të jetë njeriu i duhur për këtë mision.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?