Bayer Leverkusen eliminoi Romën dhe është finalisti i Europa League. Përballë "Aspirinave" do jetë Atalanta që këtë sezon ka bërë një paraqitje për t'u mbajtur mend.
Pas ndeshjes 2-2 kundër Romës dhe marrjes së biletës për në finalen e Dublinit më 22 maj, trajneri i Leverkusen Xabi Alonso kërkoi që të fokusohen te përmirësimi i gabimeve që u bënë të enjten në mbrëmje.
"A e kishit imagjinuar ndonjëherë se do të ishte kaq e vështirë?
E imagjinoja, tashmë ishte e vështirë qysh në Romë. Pësuam dy gola nga episodet, nuk duhet të harrojmë atë që krijuam. Më pëlqeu shumë reagimi i skuadrës sime. Vitin e kaluar u afruam me finalen, këtë vit e arritëm atë. Tashmë, në finale do të takohemi sërish me një kundërshtar italian.
Atalanta ngjason shumë me ju si skuadër…
Roma ishte gjithashtu shumë e mirë në përpjekjet për të na sulmuar. Atalanta drejtohet nga Gasperini për shumë vite, është një skuadër e konsoliduar. Do të jetë mirë t’i sfidojmë ata", tha spanjolli i Bayer Leverkusen.