Kylian Mbappe

Sport

Xabi Alonso në telashe, Kylian Mbappe humbet edhe stërvitjen e fundit

24 Qershor, 14:10| Përditesimi: 24 Qershor, 14:12

  • Share

Kylian Mbappe është në dyshim për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube kundër Salzburgut, pasi humbi seancën stërvitore të së hënës. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle Marca, rikuperimi i sulmuesit duket pranë, por prania e tij në fushë ende mbetet e pasigurt.

Mbappe ka vuajtur së fundmi nga problemet në stomak, të cilat e detyruan të shtrohej në spital javën e kaluar. Fatmirësisht ai doli brenda një kohe të shkurtër, por gjendja shëndetësore e tij nuk e ka lejuar të rikthehet ende plotësisht në fushë. Francezi ka munguar në dy ndeshjet e fundit të skuadrës; barazimin 1-1 kundër Al Hilal dhe fitoren 3-1 ndaj Pachucas.

Pavarësisht mungesës Mbappe vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë i ekipit këtë sezon, me plot 43 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet. Stafi teknik i Real Madridit mbetet i kujdesshëm në menaxhimin e gjendjes së tij, me shpresën që ta rikthejnë yllin e ekipit në kohë për fazën vendimtare të turneut.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?