TIRANË- Një grup fermerësh në Konispol kanë përfituar falë qeverisë shqiptare dhe programit IPARD II, një fond prej gati 500 mijë eurosh, për të blerë 13 traktorë dhe agregatë të tjerë bujqësorë.
“Xarra e historive të suksesit në bujqësi ka pritur së fundi disa traktorë të rinj, të blerë falë mbështetjes së programit IPARD. Përfituesit janë një grup fermerësh të cilët do të kenë sot e tutje mekanizimin kaq shumë të domosdoshëm për punimet në bujqësi”, u shpreh kryeministri Edi Rama duke sjellë në vëmendje këtë histori suksesi.
Vlera e kësaj mbështetje për blerjen e traktorëve të teknologjisë së fundit me gjithë agregatë shkon në rreth 500 mijë euro.
“Thirrja e tretë e IPARD II që hapet më 10 dhjetor është një mundësi tjetër shumë e mirë për fermerët tanë, për të blerë mjete e pajisje dhe për të zgjeruar sipërmarrjet e tyre në sektorin bujqësor dhe agropërpunim. Krahas mbështetjes me grante, rritjen e shkallës së mekanizimit në bujqësi do ta ndihmojë edhe skema e naftës pa taksa që do të aplikohet vitin e ardhshëm”, u shpreh Rama.
Ndërkaq, Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë takimit me fermerët përfitues deklaroi se kjo është një tjetër histori suksesi në zonën e Xarrës. Sipas tij, bujqësia shqiptare ka nevojë të ngutshme për mekanizim dhe falë kësaj mbështetjeje të qeverisë, por dhe gatishmërisë së fermerëve për të investuar, kjo nevojë do të plotësohet shumë shpejt.
“Ne jemi mësuar shpesh të vijmë në Xarrë për të parë modele suksesi, por sot jemi këtu për një model tjetër suksesi. Kemi një grup fermerësh që aplikuan në skemat e IPARDI-t, sot kanë fituar traktorë. Këtu është një pjesë, në total janë 13-të që janë përfituar, duke marrë 60-65% grant nga skemat e IPARDI-t. Bujqësia shqiptare veç gjithë të tjerave që i kemi thënë si qeveri, ka nevojë të ngutshme për mekanizim dhe janë këto iniciativa të përbashkëta midis politikave të qeverisë dhe investimeve të fermerëve tanë që do bëjnë të mundur që shumë shpejt edhe ne të kemi një nivel të domosdoshëm të mekanizimit në bujqësi. Mekanizimin sigurisht do ta rrisë dhe iniciativa e fundit e qeverisë për të subvencionuar taksën e çmimit të naftës. Kushdo që harxhon naftën për bujqësi ta marrë atë të zhveshur nga akzica, gjë që do të nisë që vitin e ardhshëm”,- u shpreh ministri Çuçi.
Fermerët thanë se tashmë pas viteve vuajtje, janë më të lehtësuar në punën e tyre.
“Doja të falenderoja IPARD-in, që na ndihmoi me këtë program. Dua të falënderoj dhe zv. ministrin Kote. Deri tani kemi punuar me vështirësi të mëdha. Ishim shumë keq para disa viteve, tani shpëtuam dhe i zgjidhëm këto problematikat që kishim. Falë punës këmbëngulëse të Ilir Pirgut dh zv.ministrit Kote, ky projekt u realizua. Ne aplikuam 9 vetë, 1 nga Delvina dhe 8 nga Konispoli. Unë përfitova traktorë dhe disa agregatë. Jemi të kënaqur nga mbështetja, të ecim kështu.”,- thanë fermerët.
Zv.ministri Kote u shpreh se tashmë veç aplikimit për mekanizim, është dhe aplikimi për rrjeta kundër breshërit.
“Iku koha e parmendës, mushkës, ka ardhur koha e mjeteve moderne, garanton jetën e fermerit që punon. Që të konkurrosh në treg sot duhet cilësi, jo patriotizëm. Mënyra se si shteti mbështet me skemën e IPARD-it, ku 25% e vlerës e vendos qeveria dhe pjesën tjetër BE, i bëj thirrje të gjithë fermerëve që të aplikojnë për mjetet se nuk do ta gjejnë këtë mundësi. Është moment që fermerët të apikojnë dhe për rrjeta për mbrojtje nga breshëri. Duhen dokumentet, janë studio ligjore dhe informacioni gjithashtu”,- tha Kote./Lexo.al
NJE BRAVO TE MADHE PER TE GJITHE FERMERET E XARRES DHE ZOTIT KOTE QE KA BERE NJE FERME TE MREKULLUESHME ME PORTOKALLE DHE MANDARINA,,,,E GJITHE ZONA E JUGUT NGA VLORA E DERI NE SARANDE DUHET TE MBJELLIN AGRUME ,,,TE 10-FISHOJNE SIPERFAQET ME AGRUME DHE ULLINJ,,,,,,KETU ESHTE E ARDHMJA E KESAJ ZONE SE BASHKU ME TURIZMIN,,,,TURIZMI DUHET TE BEHET ME HOTELE DHE RESORTE TE BUKURA ME PISHINA PARA DHE PARKINGE NE PJESEN E PASME,,ME HAPSIRE 40 M LARG NGA NJERI-TJETRI,,,,E GJITHE SHQIPERIA NGA VELIPOJA E DERI NE SARANDE KA POTENCIALE TE PAFUNDME PER TURIZEM,,,,KEMI DIELL DHE USHQIME BIO ,,,DHE KUZHINE QE NA E KANE ZILI....EDHE KRYEMINISTRIT RAMA I DEL DETYRE TE BEJE DEBORATORE PER VLOREN E SARANDEN-DURRESIN,SHENGJININ-VELIPOJEN,,,,DHE TE NGREJE NE VLORE --SARANDE,,KORCE,,SHKODER,,KUKES,,DURRES ,,INCENERATORE PER DJEGJEN E PLEHRAVE,,,TURISTET NUK DUHET TE SHIKOJNE AS NJE LETER TE HEDHUR NE TOKE....
Përgjigju