Xavi Hernandez dhe Marc Andre ter Stegen

Xavi: Arbitri një fatkeqësi! Ter Stegen kundër trajnerit: Ishte karton i kuq

17 Prill, 17:07| Përditesimi: 17 Prill, 17:09

  • Share

Karton i kuq ose jo për Araujon, kjo është dilema e eliminimit të Barcelonës nga Champions League. Katalanasit humbën 1-4 me PSG-në në ndeshjen e kthimit çerekfinale dhe janë jashtë Champions, duke rrezikuar që ta mbyllin sezonin pa trofe me Xavin në stol.

Pas ndeshjes me PSG-në pati polemika për kartonin e kuq të Araujo, me Barçën që në atë moment të ndeshjes ishte në epërsi 1-0. Për Xavin, që edhe vetë doli me karton të kuq në pjesën e dytë, arbitri rumun Istvan Kovacs ishte një fatkeqësi.

"Ne jemi të mërzitur. Kartoni i kuq shënoi barazimin. Ne ishim të organizuar mirë 11 kundër 11. Ndryshoi plotësisht gjithçka. Për mua, është shumë të largosh Araujo në atë situatë. Arbitri ishte vërtet keq. Unë i thashë, ai ishte një fatkeqësi. Ai e vrau ndeshjen. Nuk më pëlqen të flas për arbitrat, por duhet thënë. Nuk e kuptoj. Nuk është mirë të jesh me 10 lojtarë dhe nga ai moment është një lojë tjetër. Për aq sa flasim, kartoni i kuq shënon gjithçka", tha Xavi.

Nga ana tjetër portieri i Barçës, Marc Andre ter Stegen tha se i kuqi qëndronte.

“Araujo? Unë isha gati të dilja për të kapur topin… Nëse bën një faull të tillë atëherë është karton i kuq. Gjithçka ndryshoi prej atij momenti. Por i kuqi qëndron", tha gjermani.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?