Pas largimit zyrtarisht të Fernando Hierros, shumë emra kanë filluar të lakohen për të marrë drejtimin e kombëtares spanjolle. Një ndër ta është edhe Xavi Hernandez, por ai vetë e ka refuzuar një gjë të tillë. Në një prononcim për “AS”, Xavi thotë:
Para së gjithash, unë nuk e shoh veten të gatshëm për të marrë drejtimin e Spanjës. Së dyti, unë nuk kam kualifikimin e duhur dhe, së treti, nuk është momenti më i përshtatshëm tani. Unë nuk e shoh veten akoma si trajner të Kombëtares, pasi duhet të mësoj, duhet të përgatis veten mirë, të stërvitem me stafin tim, pra ka shumë gjëra për të bërë dhe nuk do të kishte kuptim. Nuk e mohoj që do të më pëlqente shumë, por është momenti i papërshtatshëm tani.
Xavi Hernandez
Ndërkohë, pas Rafa Benitez, që duket se është kandidati kryesor, edhe Luis Enrique është gati të kthehet. Ish-trajneri i Barcelonës, sipas “Marca”, është favoriti i madhe në garën për stolin e kombëtares spanjolle.
Luis Enrique pëlqehet për këtë, sepse është i ri, por tashmë ka edhe një eksperiencë të gjerë ndërkombëtare. Gjithashtu, në Barcelonë, tekniku ka treguar se mund të menaxhojë një skuadër me plot kampionë, sikurse është ajo e kombëtares së Spanjës.