Xhaçka bisedë telefonike me homologun gjerman: Zgjedhjet, moment i ri për reformat e integrimit! Reforma në drejtësi e pandalshme

2 Mars 2021, 19:48| Përditesimi: 2 Mars 2021, 20:07

  • Share

Ministrja e jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman Heiko Maas. Xhaçka ka vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë për mbajtjen e  Konferencës së parë Ndërqeveritare, ndërsa i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit një moment të ri për reformat e integrimit. Në lidhje me reforma në drejtësi, Xhaçka tha se ajo është e pandalshme.

"Bisedë shumë e mirë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Mirënjohës për mbështetjen gjermane për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare. Zgjedhjet e 25 Prillit, një moment i ri për reformat e integrimit. Reforma në drejtësi e pandalshme!", shkruan Xhaçka.

Reforma në drejtësi ishte mjaft e vlerësuar nga BE, ku përfaqësuesit e saj shefi i politikës së Jashtme në BE, Josep Borrel dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi theksuan me nota pozitive ecjen përpara të saj. Në lidhje me integrimin e vendit, ata pranuan një ditë më parë gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Bruksel, ku thanë se Shqipëria i ka bërë 'detyrat e shtëpisë' dhe se është gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?