Kandidatja për deputete e PS për qarkun e Korçës, njëkohësisht Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në Dvoran

Politikë

Xhaçka në Dvoran: Vota e së dielës për të ardhmen e fëmijëve e familjeve tuaja

22 Prill 2021, 14:56| Përditesimi: 22 Prill 2021, 15:00

  • Share

Kandidatja për deputete e PS për qarkun e Korçës, njëkohësisht Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në njësinë administrative të Dvoranit.

Xhaçka i bëri thirrje të rinjve të zgjedhin alternativën më të mirë për ta, duke i cilësuar ata si aksionerët e së ardhmes.

Sipas saj, Partia Socialiste ka qenë aty gjithmonë për ta rimëkëmbur Shqipërinë atëherë kur subjektet e tjera politike e kanë rrënuar.

“Dallimi mes nesh dhe alternativave të tjera politike është shumë i qartë. Ne i kemi vënë gjithmonë shpatullat vendit, për ta rimëkëmbur sa herë që alternativa tjetër e ka rrënuar.

E diela është dita juaj, është dita e detyrës patriotike.

Është mundësia më e mirë që secili prej nesh ka për të kontribuar për të ardhmen e fëmijëve e të familjes. Përgjegjësia që ne marrim falë besimit tuaj nuk është rehati, por është sfidë më vete për të bërë maksimumin për t’i shërbyer njerëzve. Në fakt jemi në garë kush ju përfaqëson më mirë dhe jo kush rehatohet më shumë”, u shpreh Xhaçka.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?