Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar pas protestës së opozitës, ku ka falenderuar efektivët e policisë të cilët sipas saj u përballën sot me dhunën e politikës pa ide e vizion.
"Respekt dhe mirënjohje për efektivët që edhe sot u përballën me dhunën e politikes pa ide e pa vizion.
Në krah të çdo prindi e bashkëshorti, në krah të çdo biri nëne, me apo pa uniformë, që u vu në mbrojtje të shtetit, dinjitetit, qetësisë publike e vlerave të demokracisë.
Përshëndes të gjithë qytetarët, përfshirë ata me bindje të djathta, që u distancuan nga ky grup i vogël dhunuesish, qëllimi i vetëm i të cilëve është bllokimi i rrugës tashmë të pandalshme të të gjithë shqiptarëve drejt Europës.
Shërim të shpejtë efektivë të lënduar! Mirënjohje e pafundme për policinë e shtetit!", shkruan Xhaçka.
Pamje nga protesta e sotme e opozites
Lajmi kryesor: