Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas lajmit që kemi marrë ditën e sotme për humbjen e 10 qytetarëve shqiptarë nga Kosova. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Xhaçka shpreh ngushëllimet për viktimat teka thekson se me zemër e mendje jemi pranë familjarëve .
“Keqardhje për humbjen tragjike të jetës së shtetasve kosovarë në Kroaci. Ndajmë dhimbjen me vëllezërit tanë dhe me zemër e mendje jemi pranë familjarëve dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, shkruan Xhaçka.
Lajmi kryesor:
Aksidenti tragjik me 10 viktima, Rama: Fatkeqësi pikëlluese! Basha: I bashkohem dhimbjes së familjarëve! Ruçi: Kurajo! Meta: Trishtim i thellë për lajmin e rëndë
SI.E./M.Q./ReportTv.al