Ministrja Olta Xhaçka

Kronikë

Xhaçka reagon për protestat anti-qeveritare në Kubë: Të dëgjohen thirrjet legjitime të njerëzve për liri dhe demokraci

26 Korrik 2021, 19:40| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 19:44

  • Share

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ka reaguar mbi protesta anti-qeveritare që kanë përfshirë Kubën prej javësh. Teksa ka shpërndarë në Tëitter mesazhin në mbështetje të popullit kubanez të sekretarit Antony Blinken, Xhaçka shkruan se të gjitha vendet demokratike duhet të ngrenë zërin në mbështetje të tyre.

Xhaçka shkruan se bashkohen me aleatët për t’i bëjnë thirrje qeverisë të dëgjojë thirrjet legjitime të njerëzve për liri dhe demokraci.

“Populli Kuban ka fituar respektin dhe admirimin e botës me thirrjet e tij për liri. Të gjitha vendet demokratike duhet të ngrenë zërin e tyre në mbështetje. Ne bashkohemi me aleatët tanë për t’i bërë thirrje qeverisë të dëgjojë thirrjet legjitime të njerëzve të tyre për liri dhe demokraci”, shkruan Xhaçka 

Kuba po përfshihet prej javësh në protesta masive. Protestuesit për mediat vendase janë shprehur se janë mërzitur për shkak të kolapsit të ekonomisë, mungesës së ushqimit e ilaçeve, rritjes së çmimeve, por edhe me mënyrën sesi qeveria po trajton pandeminë COVID-19. Ndërsa theksojnë se duan ndryshim në vendin e tyre dhe jo më diktaturë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • andon: 26/07/2021 18:56

    tall Riken ti , i rregullove punet tuaja dhe ngele te reegullosh Kuben hahhahahhahahha

    Përgjigju
  • andon: 26/07/2021 18:55

    tall k... ti , i rregulluat punet tuaja dhe ngele te rregullosh Kuben hahahhahha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?