Xhaçka sqaron tenderin, PD nuk bindet: Gjuha e urrejtjes ndaj opozitës nuk mbulon abuzimet

2 Prill 2020, 15:57| Përditesimi: 2 Prill 2020, 15:58

  • Share

Prej tre ditësh Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për miratimin e tenderit të ushqimit për familjet në nevojë në kohë që vendi është në 'luftë' me koronavirusin.

Edhe pse ministrja Xhaçka sqaroi se procedurat e tenderit u kryen në përputhje me vendimet e qeverisë që ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë dhe se e njëjta procedurë ishte ndjekur edhe nga vetë Basha në 2010, por duket se këto sqarime nuk kanë bindur PD.

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj u shpreh se qeveria nuk mbron interesat e shqiptarëve, por vijon sulmet me gjuhë urrejtje dhe shpifje kundër opozitës. Alibeaj akuzon Ramën dhe Xhaçkën se prej 3 ditësh heshtin dhe nuk sqarojnë se pse i dhanë 1.5 milionë euro tender pa garë një kompanie kompjuterësh në Maqedoninë e Veriut dhe nuk zgjodhi mes 35 000 kompanive shqiptare që operojnë në furnizimin e ushqimeve.

"Kemi 3 ditë që i kërkojmë qeverisë të bëjë transparencë për tenderin 1,5 milionë euro të ushqimeve, të bukës suaj.

• Pse ky tender iu dha një kompanie kompjuterësh në Maqedoni?

• Kush fshihet pas saj?

Për 3 ditë Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtën. Asnjë fjalë, asnjë përgjigje.

Sot, pas 3 ditësh, në vend të transparencës, Xhaçka sulmoi me gjuhë urrejtje opozitën. Ju të gjithë e dini thënien “mbrojtja më e mirë është  sulmi.

Por sulmi me shpifje vetëm zbulon sa nervozë janë Rama dhe Xhaçka.

Zbulon se po fshehin të vërtetën e skandalit me 1,5 milion euro të shqiptarëve, për ushqimet e njerëzve në nevojë, që i janë dhënë një kompanie kompjuterësh pa asnjë lidhje, në Maqedoni.

Rama dhe Xhaçka e kanë për detyrë t’u përgjigjen pronarëve të 1,5 milionë eurove, që janë taksapaguesit shqiptarë:

1. Pse, mes 35 000 kompanive shqiptare që merren me furnizimin e ushqimeve, zgjodhi për t’i dhënë 1,5 milionë euro, kompanisë së kompjuterëve nga Maqedonia?

2. Pse ia dha tenderin një kompanie maqedonase, e cila shtoi si subjekt tregtinë e ushqimeve vetëm 6 ditë para tenderit?

3. Kush fshihet pas kësaj afere? Kush po përfiton në kurriz të njerëzve në nevojë?

Asnjë sulm me gjuhë urrejtje dhe asnjë shpifje kundër opozitës që po mbron interesat e shqiptarëve, nuk mbulon apo justifikon abuzimet me paratë e shqiptarëve në këtë kohë lufte.

Vjedhja dhe abuzimi me paratë dhe bukën e shqiptarëve duhet të marrin ndëshkimin e merituar. SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm duhet ta lënë karantinën dhe të nisin menjëherë hetimin e kësaj çështje", thuhet në deklaratën e Alibeaj.

Komento

Komente

  • TURI MIU ALIBAJGA: 03/04/2020 10:04

    ORE KY TURIMIU ALIBAJGA PSE NUK FLET PËR VLLAIN E TIJ DROGMEN QË ËSHTRË DËNUAR 15 VJET BURG NË GJERMANI. PSE NUK FLET PËR DAJËN E TIJ TRADHTARIN ISA TOSKA ARMIK I POPULLIT SHQIPTAR. PRA SHIKONI SE ÇFAR NJËRZISH KA PARTIA FUNDËRRIN PD. SHQIPTARËT E KAN NË DOR QË KTO LLOI NJERZISH TI ZHDUKI NGA POLITIKA SE KTA JAN ANTI SHQIPTAR.

    Përgjigju
  • Soni: 02/04/2020 16:10

    Ujku mjegull kerkon.Kompanite shqiptare duhen favorizuar dhe jo ti jepen gjith ato euro nje kompanie te huaj.Ne gjendje lufte kush ben korrupsion duhet var ne litar por politika nuk jeton dot pa rrjep popullin edhe ne gjendje lufte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?