Korrespondenti i Report Tv, Denion Ndrenika në një lidhje live nga Nju Jorku ka treguar mbi një takim informal që do të mbahet në Këshillin e Sigurimit e udhëhequr nga Xhaçka dhe diplomaten amerikane, Linda Thomas Greenfield. Në një komunikim në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Ndrenika u shpreh se për herë të parë Shqipëria do të udhëheqë një takim informal në Këshillin e Sigurimit. Ky takim do të përqendrohet tek çështja e trajtimit të sigurisë kibernetike e cila në arenën ndërkombëtare shihet si çështje kyçe me një rëndësi shumë të madhe. Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe krijuesja e CHATGPT-së, shqiptarja Mira Murati.
“Ministrja e Jashtme, Xhaçka së bashku me Linda Thomas Greenfield do të udhëheqin një takim informal të Këshillit të Sigurimit. Takimi do të përqendrohet tek çështja e trajtimit të sigurisë kibernetike e cila shihet si kyçe në Kombet e Bashkuara. Në këtë takim përfshihet edhe Mira Murati si dhe zyrtarë të tjerë.”- tha Ndrenika.
Sa i takon zgjedhjeve në SHBA, Ndrenika u shpreh se Trump kishte një popullaritet me një mbështetje 53% sipas një sondazhi nga CNN.
"Në fakt është një sondazh i CNN që e paraqet Trump me mbështetje me 53% me mbështetje të Republikanëve. Ky kandidat i mundshëm do të shpallet sot rreth mesnatës. Elon Musk pronari i Tëitter ka deklaruar se do të ketë një intervistë me DeSantis.- përfundoi ai.