Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur në një takim në homologët e saj, Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg; Ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Jakub Kulhanek dhe atë të Sllovenisë, Anze Logar.
Ministrja Xhaçka deklaroi se vizita e homologëve të saj në Tiranë është një tregues i mbështetjes së tyre dhe vendeve që ata përfaqësojnë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sipas Xhacckws, Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se është gati për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.
“Shqipëria, ka bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të përmbushur kushtet dhe kërkesat duke tejkaluar jo pak sfida. Edhe pse viti i fundit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë ia kemi dalë të bëjmë një përparim thelbësor në reformimin e sistemit të drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në zgjerimin e perspektivës dhe kuadrit ligjor të të drejtave themelore të njeriut, dhe së fundi kemi arritur të zhvillojmë një proces transparent zgjedhor, për ta sjellë Shqipërinë më afër qëllimit të saj përfundimtar, anëtarësimit në BE. Me njohjen e qartë që Komisioni Evropian iu ka bërë këtyre arritjeve, dhe me mbështetjen e miqve dhe vendeve partnere tonat si Austria, Republika Çeke dhe Sllovenia, ne kemi pritshmëri të larta që Këshilli do të dakordësohet për të miratuar kornizën negociuese dhe për të zhvilluar Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit”, u shpreh ministrja gjatë konferencës për shtyp.
Nga ana tjetër, të tre ministrat e BE vlerësuan se Shqipëria ka bërë gjithçka pritej prej saj dhe se është radha e BE që të hedhë hapin e saj.
Ministri i jashtë austriak nënvizoi se Shqipëria është e gatshme që të hapen negociatat ne qershor dhe nuk ka arsye për vonesa.
“Shqipëria ka bërë një rrugë shumë të gjatë, ka ndërmarrë shumë reforma, i ka bërë detyrat e saj dhe është gati të hapë negociatat në muajin qershor. Nuk ka asnjë arsye për ta vonuar këtë proces”, u shpreh ministri austriak.
Sakaq ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Jakub Kulhanek, vlerësoi se të gjitha arritjet e që Shqipëria kë bërë deri tani dhe veçanërisht në dy fusha: reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Është mjaft domethënëse që tre Ministra të Jashtëm të BE kanë ardhur në Shqipëri për të treguar mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Përfitoj nga rasti për të vlerësuar të gjitha arritjet që Shqipëria ka bërë deri më tani, veçanërisht në dy fusha: reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ministri çek.
Më tej ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar, tha se presidenca e ardhshme është ajo e Sllovenisë ku zgjerimi dhe çështja e BP do të jenë në krye të axhendës
“Shqipëria e përmbushi detyrën, tani është BE që duhet të qëndrojë me fjalët e saj, është koha e duhur. Presidenca e ardhshme është ajo e Sllovenisë ku zgjerimi dhe çështja e BP do të jenë në krye të axhendës, kështu që Shqipëria do të të ketë një bashkëbisedues aktiv. Bashkëbisedues dhe mbështetës shumë aktiv për procesin e zgjerimit”, deklaroi ministri slloven.
Pas Portugalisë, presidencën e Këshillit të BE për 6 muajt e ardhshëm do ta marrë Sllovenia
VIDEO/Konferenca e plotë e shtypit
Pas ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe presidentit Ilir Meta, edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua ditën e sotme me ministrat e jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë, vend i cili merr dhe presidencen e rradhës së BE me 1 korrik.
Basha u tha ministrave se PD do të bëjë gjithçka mundet në kapacitetin e saj për procesin e integrimit, si interesi me i madh kombëtar per vendin dhe për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e qytetarëve.
Në qendër të diskutimit të këtij takimi ishin dhe procesi zgjedhor i 25 prillit 2021 dhe akuzat e opozitës në lidhje me tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.
"Ne keto zgjedhje qeveria perdori te gjithë mekanizmat, që nga administrata dhe fondet publike, tek personat e inkriminuar dhe parate e krimit dhe korrupsionit për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Viktima e kësaj masakre zgjedhore janë fatkeqësisht qytetarët shqiptarë të cilet duan ndryshim dhe nje jete më të mirë për familjet e tyre", ka thënë Basha në takim, siç bën me dije zyra e shtypit në PD.
Zyra e shtypit në PD, tha se Basha nënvizoi gjatë bashkëbisedimit rolin e BE për vendin tonë dhe nevojën për të bashkërenduar forcat për të nxitur përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, sidomos ne luftën kundër kimit dhe korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ai shprehu vullnetin e palëkundur të PD për të vazhduar betejën për ndryshimin për të cilin vendi ka shumë nevojë.
Ministrat nga ana e tyre u u shprehën se BE dhe vendet anëtare do të ndjekin me vëmendje maksimale zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, do të ketë një vëmendje të veçantë në raportin e OSBE/ODIHR dhe gjithashtu në vendimmarrjet e organeve administrative të zgjedhjeve dhe ato gjyqësore. Një theks të veçantë ato i vendosën procesit të integrimit që do të thotë një vëmendje edhe më të madhe të BE-së ndaj Shqipërisë.
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shkruan se duke vlerësuar Presidencën e ardhshme sllovene të BE-së si mundësi të favorshme për vendin tonë dhe për të gjithë rajonin, ai nënvizoi rëndësinë, që ka çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe përparimi me shpejtësi në këtë proces.
Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg tha se BE nuk do t’i kthejë kurrizin Shqipërisë dhe se do ta ndihmojë me vaksina, për parandalimin e COVID. Ministri i jashtë austriak nënvizoi se Shqipëria është e gatshme që të hapen negociatat ne qershor dhe nuk ka arsye për vonesa.
‘Më vjen shumë mirë që gjendem në Tiranë. Ky është një mesazh i fortë europian, një mesazh fortë mbështetje, simpatie dhe fqinjësia. Ju jeni më të afërt për ne fqinjësisht, politikisht por edhe lidhjeve njerëzore. Kemi parë se edhe siguria shëndetësore varet nga siguria shëndetësore në këtë Rajon. Vendi ynë Austria ishte në gjendje t’u jepte trashin e parë të vaksinave. Te tjera vaksina do të vijnë, BE nuk do të ktheje kurrizin nuk do t’ju braktisë ne do të mbetemi krah jush në këtë pandemi dhe në periudhën vijuese. Kur të 6 vendet e Ballkanin Perëndimor të bëhen pjesë e BE do të kemi arritur vizionin e kontinentit pas Luftës së dytë Botëror. Shqipëria është e gatshme që të çelë negociata nuk ka asnjë arsye më për vonesa. Ky është një proces që duhet të nisë më në fund. Do të mbetemi krah jush sot dhe në të ardhmen.’- tha ministri i jashtëm Austriak.