Ministrja e Jashtme Olta Xhacka ka zhvilluar një vizitë zyrtarë në Itali, ku edhe është pritur nga homologu i saj, Luigi Di Maio.
Gjatë takimit të zhvilluar mes tyre, Xhaçka dhe Di Maio konfirmuan se kanë përfunduar zyrtarisht procedurat për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve.
“Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit, me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjigje. Veprime konkrete si ky, ofron një impakt konkret për qytetarët. I shpreh Di Maios dhe qeverisë italiane mirënjohje për solidaritetin dhe kontributin e dhënë”, tha Xhaçka.
Ministrja Xhaçka tha se komuniteti arbëresh në Itali është urë lidhëse mes dy popujve. Ajo shtoi se duhet të nxitet bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Komuniteti arbëresh në Itali, urë lidhëse mes dy popujve tanë. Nxisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Shumë shpejt nis punën Komisioni i Përhershëm Ekonomik Shqipëri – Itali. Shteti italian për ne, është si një avokat i palodhur i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha Xhaçka.
Ministri i Jashtëm italian Di Maio, foli edhe në lidhje me zgjedhjet parlamentare më 25 prill, duke i bërë thirrje partive politike se duhet të japin prova demokracie.
“Të gjitha forcat politike duhet të japin prova demokracie. Zgjedhjet, forcat politike të japin mesazhin se interesi kombëtar qëndron mbi interesat partiake”, u shpreh Di Maio.
Lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
“U tha u bë”, shkruan kryeministri.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan se nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali.
Rama tha se një hap tjetër i domosdoshëm mes dy vendeve është njohja e pensioneve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë.
do te thote: njohjen reciproke të lejeve të drejtimit, me qëllim konvertimi dikur ka qene cdo shtetas shqiptar ne republiken e italise me leje qendrimi brenda 4 itesh residente te regullt konverton direkt lejen e drejtimit shqiptare ne italiane, dhe ka qene edhe qe cdo shtesas shqipar drejton jo me shume se nje vit ne teritorin e republikes se italise me lejen nderkonbetare te drejtimit te leshuar nga autoritet shqiptare. me kete te rene ku eshte dnryshimi dhe cka ka ndryshuar??
PërgjigjuHahahah tani pikerisht para votimeve a rrufjan qe je ti
PërgjigjuPo ata qe kan shum vite rezident ne itali dhe kan nje patent shqiptare mund te qarkullojn