Olta Xhaçka dhe Fabrizio Bucci

Politikë

Xhaçka takon ambasadorin italian: Italia një ndër partnerët kryesor strategjik! Mirënjohje për ndihmën pas tërmetit të 26 nëntorit

14 Janar 2021, 15:29| Përditesimi: 14 Janar 2021, 15:39

  • Share

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, Xhaçka ka theksuar se Italia mbetet një ndër mbështetësit dhe partnerët strategjikë kryesor të Shqipërisë.

Ajo nuk ka lënë pa shprehur edhe mirënjohjen kundrejt Italisë  për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe mbështetjes për rindërtimin.

Ajo në fund të postimit tha se diskutuan edhe lidhur me bashkëpunimin e shkëlqyer mes 2 vendeve për fusha interesi të përbashkëta dhe masat anti-COVID.

“Një takim i shkëlqyer me ambasadorin italian Frabrizio Bucci. Italia mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik dhe mbështetësit e Shqipërisë. Jam mirënjohëse ndaj Italisë për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit dhe për suportin e rikonstruktimeve. Ne diskutuam edhe në lidhje me bashkëpunimin e shkëlqyer mes 2 vendeve për fusha interesi të përbashkëta dhe masat anti-COVID.”, postimi i Olta Xhaçkës në Twitter.

J.GJ./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?