Kronikë

Xhafaj emërim të guximshëm, një grua në krye të SHÇBA, ja kë zgjedh Sekretar të MB

29 Mars 2018, 14:21| Përditesimi: 29 Mars 2018, 14:26

  • Share

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka bërë dy emërime të rëndësishme në institucionin që drejton. Xhafaj ka emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Anila Trimin, ndërsa Sekretar i Përgjithshëm i MB është emëruar Dritan Palnikaj.

Urdhri i Ministrit të Brendshëm për kot emërime mban datën 29 mars 2018. Anila Trimi zëvendëson në këtë detyrë Eduard Merkajn, i cili u emërua më herët në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Që prej Tetorit të vitit 2017, Trimi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Më herët, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në MB dhe ka punuar në Policinë e Shtetit në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar. Trimi është diplomuar në Akademinë e Policisë, si dhe për Drejtësi. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ushtron veprimtarinë ndaj strukturave, si: Policia e Shtetit, Garda e Republikës, PMNZSH-së (zjarrfikëset)

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme është emëruar Dritan Palnikaj, i cili ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, e më herët ka qenë Këshilltar i Ministrit të Brendshëm.

Komento

Komente

  • Naimi: 08/04/2018 09:23

    Nire ke vepruar z. Xhafa sepse grate nganjehere bejne ligjin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?