Botuesi dhe gazetari Carlo Bollino, deklaroi në “Të Paekspozuarit”, se familja e "dëshmitarit X" të PD, Albert Veliu është larguar nga Vlora që para disa ditësh.
Gazetarët e Report Tv kanë mbërritur në shtëpinë e dëshmitarit, por aty nuk ka pasur njeri, ndërsa fqinjët janë shprehur se e gjithë familja ka disa ditë që është larguar nga lagjia.
Familja e Albertit ka disa ditë që ka ikur, nuk është në Vlorë. Familjarët e këtij Albert Veliut janë larguar nga shtëpia. Këtë ma kanë thënë gazetarët e mi të cilët kanë shkuar në shtëpinë e tij për intervistë. Edhe njerëzit e lagjes kanë thënë se këtu nuk ka njeri, është vetëm Alberti, por edhe ai ka dy ditë pa ardhur.
Carlo Bollino, Gazetar
Lajmi kryesor: