Deputeti i PD, Gent Strazimiri

Kronikë

Xhafaj quajti Bashën ish-ministrin më të paaftë, Strazimiri i kujton gafën me numrin e të vrarëve në Vlorë

14 Tetor 2018, 22:14| Përditesimi: 14 Tetor 2018, 22:20

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri i është përgjigjur ministrit të Brendshëm​ Fatmir Xhafaj pas publikimit të shifrave që ky i fundit bëri për numrin e vrasjeve në vend.

Ministri Xhafaj reagoi pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se krimi është më aktiv se kurrë në të gjithë vendin duke e quajtur liderin opozitar si “ish-ministri më i paaftë”.

Ndërsa deputeti Strazimiri thotë se “përmirësimi i statistikave të kriminalitetit është po aq sukses sa lufta kundër drogë në kohën e Saimir Tahirit”.

Rilindja e statistikave të kriminalitetit është histori “suksesi” sa ç’ishte dhe është lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës nën Saje qorrin e Fatmirin e Gonit, (të vetmin Minister të Brendshëm në Evropë që ka vëllain trafikant droge të denuar dhe ende aktiv në “zanat”)! Po zaten, ky që në “statistikë” e shënon Agronin qelibar dhe padit për shpifje ata që thonë se është në burg për trafik droge, sigurisht që “1 vrajse” do e shënojë në “statistikë”, paçka se i janë vrarë 8 apo 3 njëherësh….,” deklaroi Strazimiri.

Komento

Komente

  • Sula: 14/10/2018 22:37

    Straze kaubojsi , me patllake ne popull , harrove jur u vrane jater burra me dur ne xhepa me 21 janar apo 30 veta ne Gerdec . Apo nuk quhen ato

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?