Ish- ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Xhafaj: Si u përfshi prokurori Hajdarmataj në fabrikimin e ‘Babales’, roli i Robert Tucit, drejtor në SHISH

5 Mars 2020, 15:18| Përditesimi: 5 Mars 2020, 15:22

  • Share

TIRANË- Në një intervistë për gazetën DITA, ish- ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur mbi dosjen "Babale" ku ësht përfshirë edhe vëllai i tij, Agroni dhe rrëfen sesi në këtë çështje që ai e quan krejtësisht politike, janë përfshirë prokurori i Krimeve të Rëmda, Besim Hajdarmataj dhe drejtori në  SHISH, Robert Tuci, "dy besnikët e PD-së" që ai i quan.

Një pjesë e intervistës
Si u përfshi Prokuroria e Krimeve të Rënda në këtë proces dhe cili konkretisht? A janë legjitime dhe të rregullta veprimet e tyre?

Përtej çfarë përdoret si alibi, është fakti i provuar se në 24 tetor nuk ka pasur një takim të Babales me tim vëlla. Për rrjedhojë as audio-regjistrim bisede. Në këto rrethana i motivuar në egon e tij dhe në kushtet e një premtimi të bërë tek shefat e tij, Salianji i ka kërkuar Babales të bashkëpunojë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe SHISH. Sigurisht pasi ka marrë premtimin e mbështetjes prej tyre.

Çfarë ndodh? Babalja një pasdite nëntori (23 nëntor 2017) është paraqitur “vullnetarisht” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, është mirëpritur krahëhapur te zyra e Drejtuesit të këtij insitucioni, prokurorit Hajdarmataj dhe siç ka pohuar edhe vetë në seancë, pa i marrë as edhe kartën e identitetit!! Në raste të tilla kur prokurori është para një të penduari për kryerjen e veprës dhe dëshiron të bashkëpunojë, ka rregulla tërësisht strikte se si veprohet dhe për më tepër kur çështja merr ngarkesë politike e publike.

…të cilat janë?

Verifikohet besueshmëria e denoncuesit, dokumentohet kallëzimi prej tij, nënshkruhet marrëveshja me prokurorinë përmes së cilës personi bëhet i infiltruari i prokurorisë në një aksion të karakterit hetimor dhe autorizohet me shkrim kryerja e veprimeve përkatëse konform ligjit. Asgjë e tillë nuk është bërë. Është thirrur nga SHISH (drejtori Robert Tuci) dhe i është kërkuar të veprojë me një grup përgjimi në Vlorë mbi bazën e “denoncimit” gojor të Babales. Asnjë praktikë ligjore, asnjë shkresë dhe si një tufë të marrësh pas një të marri, shkuan drejt e në Vlorë.

Sigurisht edhe për të mos lënë gjurmë nëse nuk dilte gjë siç edhe ndodhi. Thjesht ata po zbatonin urdhrin e partisë si militantë besnikë në zyrat e shtetit. Siç kishin vepruar jo pak herë më parë. Tërësisht në shkelje të ligjit. Ekipi i përgjimit të SHISH ka qëndruar disa ditë në Vlorë. Babalen e kanë pajisur me një përgjues dhe kanë pritur rezultat prej tij që pastaj ta formalizonin këtë si veprim të tyre. Gjithçka ka dështuar me sukses dhe e vetmja gjë që kanë marrë ka qenë një kërkesë e Babales për 1 mijë lekë të reja për të ngrënë një drekë, gjë që nuk kanë pranuar ta bëjnë, pasi siç deklaruan vetë në seancë gjyqësore, kanë kuptuar se kishin të bënin me një mashtrues ordiner.

Oficerët e thjeshtë nuk dinin se për cilin person bëhej fjalë se do të përgjohej dhe vetëm aty kanë marrë vesh rastësisht se bëhej fjalë për vëllain e ministrit të Brendshëm. Kjo ka detyruar eprorët e tyre të bënin më pas disa letra formale për ta justifikuar shërbimin e tyre duke e regjistruar si pjesë të një procedure për një dosje hetimore në një proces tjetër ku gjendej një person me emrin Agron nën hetim. Pra në çdo rast alibia ishte gati: Një ngatërresë emri, Agron për Agron!!

Nëse është kështu siç ka pretenduar avokati i vëllait tuaj z.Visha, përse nuk ka një hetim nga ana e prokurorisë për këtë aspekt të procesit?

Ky është momenti më i pasqaruar dhe më i pistë i gjithë këtij procesi. Padyshim është një veprim i gabuar nga ana e prokurorëve të çështjes që nuk patën forcë ta bënin një gjë të tillë për shkak të lidhjeve të tyre shoqërore. Fryma e “korporatës” në sistem e bëri efektin e saj dhe kjo tregon se sipas tyre ligji, nuk është i njëjtë si për kolegun e tyre në shkelje ligji edhe për shtetasit e tjerë.

Gjithsesi, duhet thënë se kanë bërë një hap konkret në prokurorinë e Tiranës. Me insistimin e njërit prej prokurorëve, nga kjo çështje kanë ndarë për hetim të veçantë çështjen e shpërdorimit të detyrës që lidhet me prokurorin Hajdarmataj dhe drejtorin Robert Tuci të SHISH. Le të shpresojmë se do t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje. Ka vlerë për çështjen konkrete, por më shumë si një mësim për t’i dhënë fund praktikave të tilla negative në organet tona ligjzbatuese.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 06/03/2020 07:30

    Prokuroria e ka bere punen pergjysme, nuk i ka perfshire te gjithe te implikuarit ne kete afere te piste per sigurine kombetare. E ka kufizuar perimetrin tek 4 personat qe kane lene me shume gjurme, duke lene jashte shume personazhe te tjere si Gaz Bardhin, Alibeajn, Hajdarmatajn, Tucin, Florenc Hoxhen, Sali Lushen dhe po te shkonte me thelle edhe vete Lulqim Bashen. Me e keqja eshte se edhe pasi u demaskuan me prova dhe pergjime, Lul shalngjituri vazhdon te beje avokatine e Salianjit, duke thelluar edhe me tej skandalin me kete pergjim te stisur. S'kane pushtet ne dore dhe perdorin ushtaret e tyre ne pune te pista, lere me te jene ne pushtet, keta i bejne varrin kujtdo qe kane kundershtar. Besim Hajdarmataj nje ushtar i verber politik i PD-se, nuk e kuptoj si vazhdon ende te jete ne organet e prokurorise kur ne disa raste te faktuara ka bere shkelje te renda proceduriale.

    Përgjigju
  • Bale: 05/03/2020 18:07

    Babale bole Salianj

    Përgjigju
  • Robi: 05/03/2020 15:45

    Mos u merzitni o naftetare, qysh diten qe erdhi tek ju Nafije fallxhorja e leshitlikes eshte tretur duke menduar per ju dhe do ju dhuroje nga nje dybek se per vehte e ka tundur qysh kur ishte 14 vjece

    Përgjigju
  • Fatos nano: 05/03/2020 15:37

    Ketu duhen shembur 5 milion shtepi. 30 jane shume pak.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?