Politikë

Xhaferraj: Meritoja të isha në listat e PD-së, u përzgjodhën interesat personale! Berisha një herë i merrte poshtë ballkonit dhe një herë i çonte te SPAK

14 Mars, 17:51| Përditesimi: 14 Mars, 18:01

  • Share

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj u shpreh në ‘Studio Live’ se përtej mërzitjes së tij se nuk u bë pjesë e listave, ndihet i keqardhur për ata që u përfshinë në listat e mbyllura dhe për më tepër farsën që rezultuan primaret e PD, pasi u zhgënjyen shumë figura që fituan garën por u lanë jashtë.

Deputeti tha se e meritonte që të ishte në listë pasi i ka përfaqësuar më së miri qytetarët dhe elektoratin demokrat në Durrës, por Berisha preferoi interesat e individit.

“Interesat e individit qëndrojnë në politikë. Unë mendoja se e meritoja të isha deputet, sepse i kam shërbyer interesave të qytetarëve të Durrësit. Ka qenë pro apo kundër SPAK janë brenda asaj që përshkrova në këtë rrjedhë politike dhe e thashë, rikthimi i Berishës ka qenë për ta vendosur partinë në shërbim të kryetarit, jo për të fituar. Ne u bashkuam me të në 2023 sepse menduam se ai mund ta faktorizonte opozitën, por humbi me Ramën, edhe pse mundi Bashën. Ne mendonim se ai mund të shkonte te elektorati gri dhe këto 3 vite nuk i pamë këto, por pamë se i shërbenin vetëm kryetarit, njëherë poshtë ballkonit dhe një herë para SPAK. Në 3 vite nuk investuam me lidershpip e parti përtej PD-së, nuk e bëmë gjënë e duhur”, thotë Xhaferraj.

Ligjvënësi vijon duke shpjeguar se tani është e qartë se kjo parti nuk përfaqëson më interesat e elektoratit apo qytetarëve dhe se ai nuk mund të bëhet pjesë e saj, por do vijojë të punojë për të.

“Me dhjetëra takime me anëtarë të partisë në Durrës, e kam thënë se unë nuk bëhem pjesë e një fushate ku vendimmarrja nuk përfaqëson. E kam mbështetur 2005-2009 kur i shërbehej vendit dhe kundër Berishës, kur nuk ka qenë për interesin qytetar dhe të partisë. E gjithë vendimmarrja e PD-së në 3 vite, këto tani janë hallka e fundit, kanë qenë të gabuara. Nuk i shërben fitores së zgjedhjeve”, thekson deputeti.


Lajmi kryesor:

Kaosi në PD/ Xhaferraj për Report Tv: Berisha u rikthye për ta përdorur partinë për interesa personale, zgjodhi besnikët në lista! Na vuri dhe kundër SPAK-ut


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?