DURRËS- Pas përçarjes së demokratëve për të mos shkuar në zgjedhje me një kandidat, grupi i deputetëve mbështetës të Enkelejd Alibeajt po zhvillojnë takime në terren, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023. Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferraj në një postim në rrjetet sociale ka nënvizuar rëndësinë që demokratët të dalin 1 kandidat në zgjedhjet vendore.
Duke u ndalur tek, Sali Berisha, Xhaferraj thekson se një figurë si ai mobilizon një pjesë të demokratëve, por kurrsesi shqiptarët e pavendosur që nuk e shohin zgjidhjen tek e kaluara. Më tej Xhaferraj zbulon edhe detaje nga diskutimi mes Bardhit dhe Palokës.
Sipas Xhaferrajt në një kohë kur u tregohej statusi i 11 dhjetorit, Berisha me Metës hartonte marrëveshje. Xhaferraj tha se propozimi i tyre kishte vetëm një synim, të dalin me kandidatë të përbashkët që të mobilizojnë votat e demokratëve.
‘Pas diskutimeve te shumta ne baze, u mblodhem sot perfaqesues te Deges se Partise Demokratike ne Durres, sekretare dhe drejtues grupseksionesh, seksionesh dhe aktiviste me kontribute disa vjecare, shume me mbi nje dekade kontribut.
Jemi mbledhur kryesisht per te thene disa te verteta ne lidhje me ngjarjet e fundit ne PD te cilat na shqetesojne te gjithe. Nje PD e ndare nuk i sherben askujt, per kete mendoj ka dakordesi brenda kesaj salle dhe pertej saj. Por, edhe nje PD qartazi humbese gjithashtu nuk i sherben askujt. Edhe per kete jemi dakord te gjithe brenda kesaj salle dhe jashte saj.
Daljen me kandidate te perbashket e pame si domosdoshmeri per te qendruar dhe fituar perballe kandidateve te regjimit te Rilindjes. E vertetuam ne zgjedhjet e 25 Prillit qe Rama eshte krenar te investoje per ta bere garen sa me asimetrike, sa me te pabarabarte, duke korruptuar gjithe sistemin. Nga patronazhistet tek punesimi parazgjedhor tek ndarja e fondeve te termetit, blerja e votes dhe perdorimi i te gjithe resurseve te shtetit ne funksion te Partise nuk kishte kufij. Partia Demokratike nuk ishte perballe asaj Socialiste, por perballe cdo bashkie, cdo ministrie, policise e me gjere. Vetem ne Durres, epiqendra e korrupsionit, u shperndane mbi 20 milione dollare gjate fushates.
Pas zgjedhjeve, ngjarjet brenda PD kaluan parashikimet e kujtdo. Keto muaj kane provuar me fakte se Berisha, per te cilin gjithsecili ka mendime komplekse per te mirat por edhe per te keqijat qe i ka sjelle PD-se, arrin te mobilizoje nje pjese te anetareve te Partise Demokratike. Por, nqs. Foltorja po deshton te mobilizoje dhe bashkoje gjithe demokratet, si do arrije te mobilizoje elektoratin gri? Nje figure si Berisha serish ne krye te PD mobilizon shume mire dhe shume fort nje pjese te PD, por kurrsesi Shqiptaret e deshperuar por te pavendosur, te cilet ZGJIDHJEN NUK E SHOHIN TEK E KALUARA.
Foltores i thone rithemelim, por rithemelimi s’mund te kete themele te forta neqoftese bazohet ne metoda te vjetra. Metodat e vjetra i kemi pare prezente ne cdo pseudo-gare te bere brenda PD se rithemeluar. Metodat e vjetra i kemi ndjere te gjithe kur propaganda e Foltores baltos cdokend qe demonstron problemet e saj. Po nuk qe dakord me Berishen, je bashkepunetor i Rames. Ky sistem binar, ose me mua ose kundra meje, ka qellim kryesor te fshehe te vertetat me retorike armiqesore dhe te prapambetur. Sot je kundra Berishes, atehere je me Ramen. Por, nese neser bie dakord me Berishen atehere papritur nuk je me me Ramen. Kjo politike e peshtire baltosje duhet te marri fund, ashtu sic duhet te marre fund fshehja e te vertetave brenda Foltores sa i perket defekteve te saj qe ne gjeneze. Ne te kundert, kuptojme qe vete Foltorja nuk eshte aty per te fituar zgjedhje ne te mire te cdo demokrati, por per te krijuar zhurme ne mbrojtje te interesave personale.
Dikush me pyeti kur po hyja ne salle nqs duhet te marrim pjese apo jo ne protesten e 12 Nentorit. Pergjigja ishte se ne nuk ndahemi me Berishen ne nevojen per te protestuar kunder regjimit te korruptuar te Rames, qe po perze cdo shqiptar. Ne ndahemi tek strategjia dhe tek lidershipi qe na duhet per te fituar kunder ketij regjimi Rilindas dhe ketu kam bindjen se ne perfaqesojme interesat e verteta te demokrateve.
Domosdoshmeria qe kandidatet demokrate te mundin kandidatet e regjimit ne zgjedhjet lokale na shtyju qe ne negociata te ishim te hapur dhe tolerante duke pranuar edhe primaret e shpallura nga Berisha. Por, pame qe ndersa ne na tregohej statuti i 11 Dhjetorit, me Meten hartohej marrveshje. Propozimi yne, qe ka vetem nje synim, te nxjerre kandidate te perbashket qe mobilizojne gjithe votat e demokrateve dhe pertej, eshte aty. Gara lokale nuk eshte beteje e brendshme e statuteve te PD, por eshte beteje per te mundur regjimin dhe ne jemi te gatshem te japim kontributin tone per nje te mire te perbashket. Por, se pari, gjerat duhet thene sic jane, sepse faktet jane kokeforta dhe neqoftese nuk adresohen para zgjedhjeve, do te kthehen ne shuplaka te forta pas tyre.'- shkruan Xhaferraj.
Negociatat mes grupit të Berishës dhe grupit të Alibeajt në PD për të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore, dështuan, ndërsa dy grupimet janë më të përçara se kurrë. Grupi i Alibeaj deklaroi se negociatat dështuan pasi pala tjetër kërkoi që të njihej statuti i dhjetorit, pra Sali Berisha si kryetar i PD. Por Berisha në reagimin e tij paralajmëroi se kush prek flamurin e PD i ka bërë llogaritë gabim. Ndërsa negociatori i rithemelimit Edi Paloka tha se grupi i Alibeaj ishte i pasinqertë, pasi gjatë bisedimeve vazhdoi të bashkojë votat me Ramën.
Gazmenda alibeaj ti xhaferaj dhe te te tjeret e bashes trapin merni me vota as grate tuaja su japin voten njerez me bisht.
PërgjigjuO ferdinand a del mo xhiro me enin se ste kam pa mer i pa surrat
Përgjigju