Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka reaguar ditën e sotme pasi Kryeministri Edi Rama u shpreh në rubrikën e mëngjesit ‘Sy më sy’, se ka marrë një impakt pozitiv nga të rinjtë e FRPD Vlorë që kanë vendosur të punojnë me kreun e PS këtë fushatë.
Xhaferri ka thënë se Rama sipas tij duhet t’i lërë të rinjtë e FRPD-së duke qenë se sipas tij si ka lënë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.
Reagimi i Xhaferrit:
Kreu i Narkosulltanit në rubrikën sy n’sy me patronazhistët u ndal sërish te FRPD, pasi për FRESH nuk ka çfarë flet se e ka shkrirë.
Nuk mund të flasësh ti për të rinjtë pasi si askush tjetër ke kontribuar në eksodin e tyre dhe prej 8 vitesh me projektin tënd të pastrimit të parave i ke privuar nga mundësia për të blerë një pronë, si bazë për të ndërtuar të ardhmen.
Të rinjtë e FRPD, FRESSH, LRI, e të rinjtë shqiptarë duhet të futen 70 vite kredi në bankë për të blerë një pronë se ti pastrimin e parave në ndërtim e ke kthyer në sipërmarrje private që kur ke qenë në krye të Bashkisë.
Së fundmi dhe leje për kulla në bregdet për një grup kriminal në Durrës dhe për një trafikant në Vlorë që ishte pjesë e tragjedisë së 9 Janarit.
Projektit tënd të pastrimit të parave në ndërtim ne do ti përgjigjemi me projektin “Një çati për çdo çift të ri” që do ndihmojë të rinjtë për të blerë një pronë duke u akorduar një grant 30 mijë euro!
Komente
