TIRANË- Një bombol gazi ka shpërthyer në mensën e Universitetit privat Epoka në Tiranë, ku fatmirësisht nuk ka lënduar, por dëmet materiale kanë qenë të mëdha. Report Tv mëson se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 20:35, si pasojë e rrjedhjes së gazit, duke shkaktuar edhe panik te banorët e zonës përreth.
Ajo që mbeti pas janë xhamat e katit të parë të shkatërruar, ku dhe ndodhet mensa, karrike që kanë "fluturuar" jashtë godinës. Fillimisht u mendua se e gjitha kjo erdhi si pasojë e stuhisë, por pas verifikimeve të kryera rezultoi se shkak ishte bombola e gazit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
"Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e "Rinasit", ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit", njofton Policia.