"Xhamadani vija vija" / Kompozitori i mirënjohur Zef Çoba rrëfen në ‘Rreze Dielli' si u krijua hiti mbarëkombëtar brenda 4 orësh

25 Nëntor 2022, 12:47| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 12:53

  • Share

Kush nuk e njeh këngën “Xhamadani Vija Vija”, ajo është kthyer në një hit të padiskutueshëm mbarëkombëtarë që prej vitit 1992, kur u këndua për herë të parë nga këngëtarja Shkurte Fejza.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” kompozitori i këtij hiti por jo vetëm, Zef Çoba rrëfeu shumëçka nga hiti i  famshëm. Ndër të tjera, ai tha se si u krijua hiti mbarëkombëtar brenda 4 orësh.

Vjen një moment që më gjen gati me një kërkesë të këngëtares së njohur kosovare Shkurte Fejeza, bëhet fjalë për datën 17 tetor të vitit 1992. Ajo kishte premtuar në një emision televiziv që javën tjetër do të këndonte një këngë të re, dhe u paraqit në shtëpinë time në darkë në Shkodër. Kishte informacion që unë merrem me krijimtari dhe vazhdojë në gjurmët e traditës dhe më kërkoi që t’i bëjë një këngë për këtë emision që do e paraqiste në kry të javës. Unë për momentin hezitova, sepse nuk e punoj kurrë muzikën pa një tekst. Duhej një afat, pastaj duhet të ulesha ta kompozoja, pastaj duhet ta punonim bashkë, ja ku shkuan 4-5 ditë kështu. Unë e përcolla diku nga ora 10 e darkës nga shtëpia ime, në orën 10:20 i kam hipur biçikletës  dhe kam shkuar tek miku im Alfred Çapaliku, ai kishte rënë për të fjetur, e kam zgjuar nga krevati dhe kemi punuar deri në 4:00 të mëngjesit. Dhe të gjithë këto vargje që këndohen janë absolutisht të pandryshuar, me përjashtim të një vargu që vet populli e ka zgjeruar” rrëfen ai.

Po ashtu, kompozitori Zef Çorba tregoi se në fakt titulli origjinal i këngës është  ‘Kam një lot pikon si ar’.

“ Titulli origjnal ka qenë ‘Kam një lot pikon si ar’, jemi në tetor të 1992. Ky version është regjistruar në Shkodër me orkestrimin e Radio Shkodrës” tregon kompozitori Çoba.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?