9 vjet punime! Xhamia e Namazgjasë gati natën e Kadrit? Nënkryetari i KMSH për Report Tv: Shpresojmë të hapet këtë Ramazan (VIDEO)

16 Mars, 17:49| Përditesimi: 16 Mars, 18:10

  • Share

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pret që hapja e xhamisë së Namazgjasë të jetë gati për natën e Kadrit. Taulant Bica, nënkryetar i komunitetit thotë se punimeve po u jepet dora e fundit dhe shpresa është që ajo të hapet brenda këtij muaji të shenjtë.

“Shpresoj që ky vit të jetë ai vit i shumë pritur i hapjes së xhamisë së Namazgjasë. Punimet kanë arritur në përfundim. Po bëhen ato zbukurimet e fundit. Si nga pjesa e brendshme dhe jashtme. Shpresohet që ky Ramazan të jetë ai Ramazan i shumë pritur dhe ishalla mos nata e Kadrit mund të na gjejë me një xhami të hapur”, shprehet Bica.

Sipas tij, Bica xhamia e Namazgjasë, që ndodhet pranë kryqëzimit të rrugës së Elbasanit, është një nevojë e madhe për besimtarët të cilët në ditën e xhuma apo në Bajram për shkak të mungesës së kapaciteteve falen edhe në Sheshin Skënderbej.

“Ne kemi xhaminë e Ethem Beut, simbolike e Shqipërisë, por xhamia e madhe ka një emocion tjetër sepse plotëson dhe ato mozaikët e kultit të kohës moderne. Por nga ana tjetër është nevojë pasja e një xhamie siç është ajo e Namazgjasë me përmasa aq të mëdhaja. Siç shikohet faljet e ditëve të xhuma i kalojnë hapësirat që kemi. Njerëzit janë të shpërndarë edhe në hapësirat publike pranë xhamisë. Pa kaluar më pas tek rituali, falja e bajramit që nuk mjafton as xhamia. Tashmë është bërë traditë që lutja e bajramit të bëhet në sheshin Skënderbej”, vijon ai.

Xhamia e Namazgjasë në kryeqytet është një investim me vlerë 30 milionë euro nga Komuniteti Mysliman i Turqisë. Ajo duhet të hapte dyert për besimtarët dhe të këndohej ezani i parë që në vitin 2018, dy vite pas nisjes së punimeve po kjo nuk u realizua. Sërish në vitin 2022 u diskutua që xhamia më e madhe në Ballkan të hapte dyert për besimtarët, pasi të inaugurohej nga presidenti turk Erdogan.

Ajo do të ketë një kapacitet për 5000 persona dhe ka një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?