Tashmë gjithcka është gati për ceremoninë. Dhjetra besimtarë janë pranë xhamisë e cila do të jetë më e madhja e Ballkanit. Në orën 17:00 do të bëhet inaugurimi ndërsa i pranishëm do të jetë dhe financuesi kryesor, Presidenti i Turqisë, Regep Tayp Erdogan
Në Xhami do të mund të falin namazin 10.000 besimtarë në të njëjtën kohë.
Për menaxhimin e xhamisë së ndërtuar si një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve, do të ngrihet një Fondacion, në krye të të cilit do të jetë imami i Xhamisë së Namazgjasë, në përbërje të të cilit mund të ketë edhe përfaqësues nga Turqia.
Lajmi kryesor:
Hapet Xhamia e Namazgjasë! Rama e Erdogan presin shiritin! Presidenti turk: Më e madhja në Ballkan! Kryeministri: Zoti na ndihmoftë në rrugën ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut!
S.G//ReportTv.al