Nga Tirana në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ripërsëriti kërkesën e Ankarasë, për atë që ai e quajti pastrimin e mbetjeve të FETO-s në Shqipëri, organizatës së klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si përgjegjës për përpjekjet për grusht shteti në 2016.
Bora Zukali, kryetari i Shoqatës Vatra në Stamboll, në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, foli në lidhje me vizitën ministrit turk në Tiranë. I pyetur në lidhje me përfundimin e punimeve për xhaminë e Namazgjasë, Zukali tha se kanë përfunduar 90% e punimeve, por Turqia nuk do që ajo të kontrollohet nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë.
‘Në Shqipëri komiteti Mysliman i kontrollon të gjitha xhamitë. Tani Turqia ka restauruar shumë xhami dhe gjëra të nevojshme për spitale shkolla dhe çdo gjë.
90% e xhamisë së Namazgjasë është përfunduar. Mediat turke mendojnë se Turqia nuk do ta japi në kontrollin e KMSH-së. Kjo duhet të kontrollohet nga shteti i Turqisë, kjo pasi KMSH nga shteti turk e nga politikanë, e tregon veten sikur rri afër Gulenistëve, prandaj edhe nuk përfundohet xhamia, pasi nuk po e transferojnë dot.
Jo vetëm xhamitë, por edhe shkollat deri tani që ishin kontrolluar nga këto organizata terroriste, pasi vetëm kanë ndryshuar emrin, por vazhdojnë të jenë në koordinimin e fondacionit Marif. Kjo po i drejtohet komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Kur kam ardhur unë dhe kam vizituar xhaminë, një xhami e veçantë.’- Zukali.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, në vizitën zyrtare në Shqipëri, u ndal edhe tek Xhamia e Namazgjasë, ku ndau edhe disa nga xhamia.
Z.Zukali pershendetje. Dua te pyes per nje gjysh qe ka vdekur ne Stamboll. Si mund ta gjejme varrin e tij, ku duhet te interesohemi
PërgjigjuNuk është normale që kishat dhe xhamitë të kontrollohen nga shtete të tjera, kushdo që të jenë ato.
PërgjigjuNa çmenden keto muslot,gjithandej sherre,harbime,gjykime,ekstremizma...plus ai turku i djallit s po na ndahet mbas shekujsh gjymtime
PërgjigjuKMSH eshte e pavarur dhe nuk varet as nga Turqia,as nga Arabia,as nga Erdogani,as nga FETO dhe as nga Rama.Eshte e patolerueshme qe shtete te tilla e autokrate te tille te nderyjne aty ku s'duhet e perpiqen te levizin telat e te nderhyjne ne politikat fetare dhe laike te nje shteti te pavarur! Ne U.S. ja kane mbledhur mire ketij /Musolinit/ te Bosforit kur tentoi te bente te njejtat numra per FETO-ne dhe themeluesin e saj dhe me nuk bezani,po keshtu dhe ne BE,por me nje njeri te dobet si efendi Ramen, qe neve na ka ngelur kaq vjet si kryeminister dhe qe eshte njekohesisht /vellai i preferuar/ i turqve,gjera te tilla kane per te ndodhur.Kane vdekur gjithe burrat e vertete qe i thoshnin /jo/ e ja mblidhnin Turqise e /sulltaneve/te saj,kane ngelur vetem burrecet e pupacet !!
PërgjigjuFeja e Shqiptarit asht Shqiptaria!
PërgjigjuShqiptarë kudo që jini distancohuni nga kishat,xhamiat,teqete dhe tere efeletë neveritëse. Bashkohuni ne SHQIPTARI....ekzistence SHPIRTERORE......pa fillim dhe pafund.
PërgjigjuBravo!
pikerisht nje xhami e vecante me punime shume cilesore brenda te tjerat jane llafe filxhani vetem te mendosh se Turqia eshte e paafte te mbylle nje fondacion qe nuk i ka ngel me asgje dhe njerezit paragjykohen vetem per tu zene vendin me lek dhe pa lek nen dore po Turqia nuk eshte naive te haje sapunin per djathe dhe po ben pune artistike ne xhamine e namasxhase qe kushton shume para
PërgjigjuShteti shqiptar eshte laik,feja eshte e ndare nga shteti.Sali Berisha gaboi rende kur pranoi Janullatosin si kryepeshkop te kishes autoqefale shqiptare. Nuk duhet bere gabim me lene xhamine e re ne dore te Turqise,do ishte nje gabim i madh.
Turqia dhe Serbia jan dy armiq te përbetuar te qeshtjes kombetare shiptare, si Turqia si Serbia, per qdo dit mohojnë mvetsin shetetnore te Kosoves dhe te Shipnis!