SHKODËR- Xhamia e Plumbit në Shkodër po i nënshtrohet një rikonstruksioni me fondet e Turqisë, që prej një viti më parë. Kjo xhami është kthyer në një kantier ndërtimi dhe po vijojnë punimet, ndërsa ka qenë kryeministri Rama që ka ndarë ditën e sotme foto nga ecuria e punimeve. Kryeministri shkruan se do t’ia kthejnë besimtarëve, por do të jetë një tjetër destinacion turistik që i shtohet vendit tonë.
“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Restaurimi i kësaj xhamie do të bëhet nga Turqia, pas një marrëveshje të arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke në vizitën që Erdogan bëri në 6 janar të 2021. Projekti është gati dhe për herë të parë nuk do të restaurohet vetëm objekti, por edhe zona përreth, teksa ministrja e Kulturës, Elva Margariti më herët garantoi se nuk do të ketë tjetërsime, por do të ruhen elementët origjinal.
Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit (tr. Kurşunlu Cami) është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar më 1773/1774, është ndërtesa më e mrekullueshme e vjetër dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë.
E shikoni se cfar shkruajne keta shpellaret kafshe mos mirenjohes, si po e mer Turqia Shqiperine o ndyresira.. Invesitimet Turke ne vendin tone kane qene vazhdimisht madhore me firma prestigjoze, po ndertimet e termetit i harruat, po spitalin ne Fier, po ndihmen per pamtemine..... Qellime teritorjale per Shqiperine kane neo fashistet grek qe akoma nuk kane hequr ligjin e luftes jo Turqia o malok te ndyre. Kjo xhami eshte unikale dhe nje pike turistike e shkelqyer qe keto 32 vite vetem permbytje ka pasur dhe fal presidentit Erdogon ajo do te rindertohet.
PërgjigjuTurqia investon Kosove Shqipni vetem per xhamia,meqe Erdogani na don fort pse nuk nderton hekurudhen Tiran-Shkoder?
Përgjigju500 specializim në tokat shqiptare vetëm për ndërtim xhamish.
Ja edhe nje shkoll tjeter arabo osmane,qe vajton 5 her ne dite,ku veq mësohet budallik arab,ku shahen edhe figurat e kombit,i vetmi popull ne Europ qe mbajmë fen e kulturën e hasmit,kur hapet nje xhami mbyllet nje shkoll
PërgjigjuSa mire per vellezrit tane musliman shkodran. Tani do kemi eshe nje vend per tu takuar me ndihme te Allahit
PërgjigjuTurku nuk e mori dot Shqipërin me shpatë,tani po e merr me lekë...
Përgjigju500 vjet po te duken pak xXx
e ku eshte problemi sa per dijeni ky pashe ka dhene nje kontribut te madh ne historine e ketij vendi dhe do ishte me vend nje bust brenda sallonit te kesaj xhamie me teper se te kthehet ne objekt kulti meqe qenka e papershtatshme per shkak te erozionit teper te larte per aktivitete te tjera kam degjuar