Shqiptari i shpallur në kërkim

Kronikë

‘Xhovani’ alarmon policinë greke, efektivët vihen në kërkim të shqiptarit që lëviz i armatosur

18 Gusht 2021, 12:17| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 12:42

  • Share

Policia greke është vënë nën alarm për kapjen e një krimineli shqiptar i cili sipas mediave greke pa grabitur dhjetra shtëpi në të gjithë Greqinë dhe lëviz i armatosur duke përbërë rrezik për shoqërinë.

"Xhovani", siç njihet për policinë greke, u lirua nga burgu, më 24 korrik 2019 nga qendra e paraburgimit në Larisa ku vuante dënimet për vepra të ndryshme dhe që atëherë duket se i është rikthyer sërish grabitjeve duke u kthyer në makth për banorët e shtëpive në Evia, Korint dhe në Prefekturën e Akaisë.

Së fundmi ai ishte futur në një banesë në Livadia dhe rrëmbeu dy armë zjarri funksionale: një revolver anglez dhe një armë gjermane.

Sipas ‘Prothotemës’ krimineli shqiptar të cilin e cilëson ‘Fantazma’ lëviz i armatosur dhe fshihet nëpër rrugica për të shmangur kontrollet e policisë.

Në të kaluarën, në një grabitje që kishte kryer në zonën e Akaisë, ai kishte sulmuar oficerët e policisë që u përpoqën ta arrestonin.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?