Kronikë

Xhaxhai e nxori në rrugë pas vdekjes së babait! 21-vjeçari dëgjon LIVE në emision zërin e nënës që e kishte braktisur prej 10 vitesh

26 Shtator 2019, 23:10| Përditesimi: 27 Shtator 2019, 10:19

  • Share

TIRANË- Një ngjarje e rrallë ka ndodhur mbrëmjen e sotme gjatë emisionit Pa Gjurmë në Report Tv. Elsoni një 21-vjeçar i cili kërkonte të ëmën prej 10 vitesh ka dëgjuar sot zërin e saj përmes një lidhje telefonike që ajo ka zhvilluar gjatë kohës kur i biri rrëfente në emision dramën e jetës.

Afërdita, nëna e Elsonit ka thënë gjatë telefonatës se e ka marrë malli për të birin dhe se nuk ka arritur ta marrë pranë vetes për shkak të kushteve të vështira ekonomike ku jeton.

"Nëse ma sillni djalin do ta takoj patjetër. Sot jam e martuar, jetoj në Bushat dhe kam një vajzë 12-vjeçare. Elsonin e pashë në televizor dhe dua ta takoj. Më ka marrë malli. Kushtet e jetesës për mua janë shumë të vështira" u shpreh nëna e cila e pati të pamundur të vazhdonte telefonatën për shkak të emocioneve.

Ndërsa djali i saj u shpreh se ndonëse e ëma e ka braktisur nuk e mohon.

"Nënë a mund të të përqafoj. Dua të të takoj edhe pse më ke braktisur, unë nuk të shaj. Je prapë nëna ime", tha djali i përlotur.

Elsoni erdhi në jetë pas një martese që babai i tij pati me motrën e ish-bashkëshortes. Ai u rrit pa nënën, në një shtëpi me xhaxhanë e tij Agim Abazi i cili ushtronte dhunë ndaj tyre. Ai detyroi të vëllanë t'i jepte firmën duke i marrë të gjitha pronat.

Babai i Elsonit u nda nga jeta një vit e gjysmë më parë, ndërkohë që xhaxhai e nxori nga shtëpia.

Që nga ajo ditë ai ka jetuar në një kasolle me lëmoshën e qytetarëve shkodranë, ndërkohë që sot është strehuar përkohësisht një shoqatë në kryeqytet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?