TIRANË- Në një rrëfim për herë të parë në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, xhaxhai i Ervis Martinaj, Faik Martinaj ka deklaruar se nipi i tij është vrarë dhe kufoma i është zhdukur. Ai tha se vrasja e tij është me motive politike.
“Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politik e kanë eleminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha ai.
Xhaxhai ka zbuluar edhe mesazhin e fundit që ka marrë nga Ervis Martinaj, pak orë para se të denonconte në Polici zhdukjen e nipit të tij.
“Rreth orës 07:23 minuta të pasdites më ka shkruar në wp, më ka thënë “kujdesni nga shtëpia”.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Në harkun kohor të 3 muajve, policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Policia, mesa duket, e ka një përgjigje për fatin e 40-vjeçarit, por është në kërkim të provave për t’ia servirur edhe opinionit publik. Të njëjtën gjë përsëritën disa kohë më parë Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku.
Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Një efektiv policie Jeton Lami, u la në në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar edhe agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës.
Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.
po kjo esht e gjitha skem e ktij.ai esht gjall e ka sajuar vet te gjithen.vec kur ta degjoni ceshtje kohe…leje ca thot xhaja se smerr vesh nga kto pun.!
PërgjigjuNuk besoj se ishte aq budalla Ervis Martinaj, mbase i kanë vr arë djalin e axhes dihej se radha e tij kishte ardhur së nuk i kishte mbetur kush tjetër. Prandaj mendoj se është një manipulim për tu tërhequr dhe tu organizuar. Xhaxhai çfarë do thoshtë tjetër përveç asaj se i kanë thënë më then
Cka keni mjelle po korrni o Faik, u shfarosen se nuk kini lan poshtrsi pa ba. Ene Nokajt e Bajrat u tradhtun. Masi e dini kush ju vrau, mos flisni po veproni se nuk jau kjen kush hadhin
PërgjigjuPa Kosove ska Shqiperi o Zef Struci. Po meqe qenkeni bo me na qa hallin prap mire qenka se pyet spo ju pyet kush jO, po shko futi noi gote Raki e Pras se me pune te medhaja qenke tu u marr
Kushedi si do shkojne gjërat, Kush do ta ketë radhën
Kush do veproj vetem pleqt ju kan ngel
po thu qe e kan tradhtu nokajt dhe bajrat visin aa ?