Në një kohë kur janë shtuar zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, nga drejtimi i PD-së pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, Xhelal Mziu mbështet kreun e PD-së 100%.
Në një postim në mediat sociale, Xhelal Mziu, i cili doli deputet në këto zgjedhje në qarkun e Dibrës thotë se platforma Basha mbetet më e mira në këto 31 vite demokraci.
Mziu shkruan se misioni i platformës vazhdon dhe se çdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës.
'Misioni i platformës Basha vazhdon! Platforma Basha ishte dhe mbetet më e mira e këtyre 31 viteve demokraci. Cdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës. Përpara me Lulzim Bashën.'- shkruan Mziu.
Lajmi kryesor:
Dega 5 e PD mbështet Bashën: Na presin beteja të reja, nën drejtimin tuaj fitorja e patjetërsueshme! Ish-kreu i PD Kukës: Si PPSH kur kërkonte nga rrethet të mbronin shokun Enver
M.Q./ReportTv.al