Politikë

Xhelal Mziu: Irena Gjoka e dënuar në Greqi, zbaton urdhrat e rilindjes, do rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar, PD ka në qendër familjen

5 Maj, 12:43| Përditesimi: 5 Maj, 13:02

  • Share

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Xhelal Mziu, nga Burreli kritikoi Irena Gjokën, një gjyqtare sipas tij, të lidhur me qeverinë, duke përmendur dënimin e saj në Greqi dhe bashkëpunimin e saj me qeverinë e Rilindjes.

Ai ka thënë se data 12 maj do të jetë data kur Sali Berisha do të bëhet kryeministër i Shqipërisë.

‘Sali Berisha do jetë kryeministër më 12 maj. Mati sot është i sëmurë nga varfëria dhe emigracioni. Duhet t’i themi “Jo” kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni. Qeveria ka lënë pas pensionistët. PD ka në qendër të saj familjen. Ju e patë Irena Gjokën se ishte dënuar në Greqi dhe zbaton urdhrat e Rilindjes. Ne do e rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar. PD ka në krah Donald Trump, ka në krah Partitë Popullore Europiane’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Sali Berisha nga Burreli: Rama ka saraje më shumë se Enver Hoxha, do përgjigjet për ato që i ka bërë Shqipërisë, shpopulloi vendin


S.B/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?