Xhelal Mziu përgatitet për zgjedhje vendore në vjeshtë: Jam konsultuar edhe me mbështetës, do garoj për kryetar bashkie

7 Korrik 2020, 18:26| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 18:37

  • Share

Zyra e kryebashkiakut të Kamzës është sërish synimi i tij. Pas 12 vitesh në krye të një Bashkie të rëndësishme për demokratët dhe largimit për t’ia lënë vendin Rakip Sulit pas votimeve të 30 Qershorit, Xhelal Mziu synon rikthimin në atë post.

Në sytë e ish qytetarit të parë të Kamzës, i cili një ditë më parë u zhvesh edhe nga funksioni i Kreut të Degës së Partisë Demokratike në këtë zonë për t'ju nënshtruar procesit të vlerësimit nga anëtarësia, gara për kryebashkiak po afron.

“Unë ngelem shpresëplotë që zgjedhjet e pushtetit vendor mund të jenë në vjeshtën e këtij viti, por maksimumi e shoh që mund të mbahen në prillin e 2020 njëherazi me zgjedhjet qendrore. Mjafton që të shohësh menynë e bashkive më shumë se 20-30% e tyre i prek dekriminalizimit, madje edhe ato që nuk janë bërë publikë, por i kanë dosjet e hapura. Nuk do ishte normale që në zgjedhjet e vitit që vjen të shkonim me një strukturë politike militante në pushtetin vendor”, tha Mziu.

Nuk i konsideron fajtorë kryebashkiakët e Partisë Socialiste që po përballen me drejtësinë. Përgjegjësinë për ta, ia delegon kryeministrit Rama.

“Ndjej keqardhje kur shoh këto kryebashkiakë në krye të Bashkive. Sigurisht që nuk ndjehem mirë kur një koleg i imi (Agim Kajmaku) arrestohet, por nuk është faji i kryetarëve të bashkive, por i filozofisë së kryeministrit Rama, i cili shkojnë dhe përzgjedh njerëz me probleme, aq më pak në një kohë kur ishte ligji i dekriminalizimit”, u shpreh Mziu.

Një përgjigje ka edhe për të ashtuquajturën “Garda  Vjetër”.

“Personat që i janë kthyer PD në kushtet më kritike të saj, për ta sulmuar, besoj që edhe vetë e kuptojnë ata se sa përçarje kanë krijuar, jo me lidershipin e PD, por me mbështetësit e tyre” , tha ish-kryebashkiaku.

Xhelal Mziu shpreh  sigurinë se me atë në krye të bashkisë, dhe Lulzim Bashën kryeministër, Kamza dhe Shqipëria do të njohin një tjetër dimension të zhvillimit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilo: 08/07/2020 12:14

    Prit gomar te mbije bar, pardje ishe gati per kostumin e deputetit, sot te kryebashkiakut, prit mos del neser noj thashethem te kandidosh per arqipedhkv apo kryetar te komunitet it mysliman se di qe I Kane zgjedhjet me afer se ato te pergjithshem apo vendore sharlatan

    Përgjigju
  • plepi i kalbur: 08/07/2020 09:17

    O zhelal, e ke bisedu me presidemt met-hajnin qe te behesh gati me kandidu sapo te shkrepe koburen met-hajni per fillimin e gares se pusht-etit local

    Përgjigju
  • XHILOL BAJGA: 08/07/2020 08:43

    O çfar tmerri xhilol gabzherri profesor me 8 vjeçare na është bër politikan i dal nga pd wc istikam. Xhelol mutziu Kamzën e ndriu tani xhilol mutziun do ta vejm kryeministër që Shqiprin ta boj prall xhelali pall. Imagjinoni ktë lloi peshku si xhiloli politikën Shqiptare ta boj një njeri IDJOT e xhiloli tna tregoi se si Shqiptari jetën ta boj. Mjer Shqiptarët çfar i ka gjet me tipa xhelol mutziu që të gjith partia wc pd na i mbiu.

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 07/07/2020 23:42

    Mos harro te marresh daullen me vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?