Xhenis Rama, rrëfen në “Rreze Dielli” sakrificat e një kampionie të bodybuilding dhe ndan këto këshilla për të apasionuarit pas fitness

29 Qershor 2022, 14:24| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 16:26

  • Share

25 sportistë nga e gjithë Shqipëria morën pjesë pak javë  më parë në kampionatin e 5 kombëtar të bodybuilding në Gjirokastër. Gara ishte e ndarë në disa kategori, ndërsa risia e këtij kampionati ishte pjesëmarrja për herë të parë e një vazje në kategorinë e bikini fitnes. Xhenis Rama për më tepër mori edhe një kupë.

Në një intervistë në emisonin “Rreze Dielli” ajo rrëfeu për eksperiencën e saj si kampione.

Zgjodha me shumë dëshirë që të provojë edhe këtë variant shumë të bukur, këtë sport elitar. Për Shqipërinë është ende një sport i ri, edhe pse gjenezat i ka vite më parë. Pra krahasimisht me sportet e tjera mund ta quajmë të ri” tha ajo.

Ndërsa tregoi se ka 15 vite që merret me akivitet fizik dhe kjo ishte shtysa kryesore që filloi edhe këtë sport.

Unë me aktivitet kam 15 vite që merrem.7 vite vetëm me fitness, të gjitha llojet e kategorisë së fitness. E kamm ritual mënyrë jetese, por përpara një kompeticioni tregon një rutinë më strikte. Kjo fillon në linja të përgjithshme tre muaj përpara.

Xhenis Rama ishte e vetmja vajzë që merrte pjesë në këtë kompeticion por thotë se nuk është ndjerë aspak e paragjykuara as për këtë, e as për sportin që ka zgjedhur të ushtrojë.

Unë personalisht nuk kam hasur fare problematika ose jam unë personi që nuk i vë re sepse jam mësuar. Sot e shoh që kam ndryshuar qasja, personalisht se kam vuajtur.

Stërvitet pothuajse cdo ditë përreth një orë.

Zakonisht mundohem të vij cdo ditë nëse e kam mundësinë ndaj ka raste që nuk kam mundësi që ta frekuentojë palestrën. Dhe është koncept i gabuar që po bërë 2-3 orë do të kesh shumë benefite nga ana shëndetësore, një orë stërvitje është mëse e mjafueshme.

E pyetur se si ia del dhe këshillën që ka për personat që nuk gjejnë kohë për stërvitje, ajo u shpreh se është thjeshtë cështje prioriteti.

Të gjithë ditën e kanë 24 orë, cështja është të dish të vendosësh priorite në ditën tënde dhe prioriteti bazik për cdo njeri duhet të jetë mirëqënia e vet" këshilloi ajo.

Xhenis Rama, kampionia e Bodybuilding  ndau edhe disa këshilla se si mos të shtojmë peshë në periudhën e verës.

Shumë të rëndësishme janë ushtrimet por 70% rëndësi ka se cfarë hamë. Është shumë e vërtet që ne jemi cfarë hamë. Ndajtë kontrollojnë sa më shumë marrjen e kalorive, në dreka dhe darka të mundohen të zgjedhin sa më shumë perime, të gjelbra, mishin e bardhë. Alkool  në sasi sa më minimale dhe të hidratohen sa më shumë' tha ajo.

 

 

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?