Shkatërrohet në Itali grupi shqiptar i drogës, në pranga 7 persona

8 Maj 2020, 11:31| Përditesimi: 8 Maj 2020, 11:37

  • Share

Një bandë e trafikut të drogës që drejtohej nga shqiptarët është shkatërruar në Itali duke u vënë në pranga 7 persona mes tyre edhe një femër.

Sipas mediave italiane shqiptarët e arrestuar janë Florian Zeqiri, Armando Ahmeti, Enkelejd Kapaj.

Gazeta italiane ‘La Repubblica’ shkruan se prokuroria e Xhenovës në bashkëpunim me Antimafien italiane dhe Departamentin e Antidrogës, kanë nisur në vitin 2017 hetimet në lidhje me këtë bandë.

Hetimet zbuluan se në krye të bandës së trafikut qëndron shqiptari Florian Zeqiri, me banim në Rrapallo, i cili u vu në pranga së bashku me dy shqiptarët e tjerë Armando Ahmeti e Enkelejd Kapaj.

Të arrestuar përfunduan edhe dy italianë me banim në Rrapallo, të cilët u vu në pranga së bashku me dy shqiptarët e tjerë Armando Ahmeti e Enkelejd Kapaj. Ndërkohë dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim policor.

Sipas mediave italiane hetimet nisën pasi në një banesë të një mjeku autoritetet gjetën drogë, që dyshohet se ai e përdorte për përdorim vetjak.

Përgjimet e mëvonshme telefonike zbuluan se “koka” e trafikut të drogës ishte Florian Zeqiri. Autoritetet kanë dokumentuar së paku 150 raste të trafikut të drogës në zona të shtrenjta, ku kryesisht banojnë të pasur italianë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?