Bes kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen, urimin më të ngrohtë për 30 vjetor e mori nga Besi

9 Prill 2023, 14:41| Përditesimi: 9 Prill 2023, 14:45

  • Share

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, feston sot ditëlindjen. E lindur më 9 prill të vitit 1993, artistja e një sërë hiteve ka mbushur plot 30 vite jetë.

Padiskutim urimet për të ishin të shumta nga fansat, miq dhe të afërm por ajo që u spikat më shumë është padyshim urimi i bashkëshortit të saj Bes kallaku.

Një dedikim i veçantë dhe plot dashuri nuk kishte si të mungonte nga aktori e këngëtari, Bes Kallaku, i cili e ka uruar gjysmën e tij përmes një postimi në instagram.

Në një foto me të dhe me të bijën, ai shkroi: “Urime ditëlindjen, e mira, e bukura, e ëmbla, mami më e mira në botë. “Gjysma ime më e mirë. Të dua, të duam”.

Kujtojmë që dyshja janë bashkë prej kohësh, ndërsa dashurinë e tyre vendosën ta kurorëzojnë në martesë vetëm me 2 shtator të vitit 2017. Fryt i kësaj dashurie është vajza e tyre e vetme, Ajka.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?