VIP & Spektakël

VIDEO/  Xhensila Myrtezaj 'lahet' me shampanjë në rrugët e Firenzes: Jeta është e bukur

1 Prill 2024, 11:29| Përditesimi: 1 Prill 2024, 11:59

  • Share

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj prej disa ditësh ndodhet me pushime në Itali dhe duket se po i shijon këto ditë relaksi duke shijuar gatimet, kulturën dhe vendet piktoreske.

Mirëpo, Xhensila i ka ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj pasi ka postuar në Instagram një video, ku shfaqet me një gotë dhe çadër në duar teksa shampanja hidhet sipër saj.

“Jeta është e bukur”, shkruan këngëtarja krahas videos në Firenze.

Megjithatë nuk dihet nëse ky moment është pjesë xhirimi të ndonjë klipi apo Xhensila e ka realizuar thjesht për dëshirën e saj. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?