Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, para disa ditësh festoi 30 vjetorin e saj dhe në mbrëmje organizoi një festë mes miqsh. Por detajet nga festa dhe nga postimet e të ftuarve ngritën dyshimet se artistja është në pritje të ëmbël.
Dyshimet lindën pasi në videot dhe fotot që qarkullonin nga festa e ditëlindjes, këngëtarja e veshur me një fustan të kuq, dukej me barkun goxha të rrumbullakosur, gjithashtu gjatë festës ishte vënë re se ajo nuk kishte konsumuar alkool.
Teksa kudo po qarkullonte lajmi se Xhensila është shtatzëne për herë të dytë ,ajo ka reaguar menjëherë nëpërmjet një postimi në InstaStory ku shkruante:
‘Pupupupu filluan prapë”-duke lënë të kuptojë se zërat që po qarkullojnë në rrjet për një shtatzëni të mundshme të artistes nuk janë të vërteta.
Më tej ajo ka ndarë fotot nga ditëlindja:
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Xhensila është përfolur në rrjet për një shtatzëni të dytë. Ajo dhe partneri i saj Bes Kallaku janë prindër të një vajze të vetme, Ajka.